Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se para datës kur kosovarët do të mund të hynin pa viza në BE, kërkohet që të vazhdohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.
Ai ka thënë se Kosova ka pritur për një kohë të gjatë, ku mjaft shumë është kërkuar dhe mjaft shumë ka bërë Kosova.
“Do të vazhdojmë të monitorojmë dy gjëra, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe gjëja e dytë që po kërkojmë është që të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, para datës kur kosovarët do të mund të hynin pa viza në BE. Dhe mendoj që kemi pak kohë”, ka thënë ai në një intervistë për televizionin publik.
Duke folur për 9 Majin, Zhbogar tha se sot festohet 66 vjetori, që nga deklarata e themelimit të BE-së, edhe pse BE-ja ka pas probleme financiare, kjo ditë është për t’u festuar dhe kujtuar bashkimin e BE-së.