ZHDUKET NJË GAZETAR FRANCEZ NË KOLUMBI

Zyrtarët ushtarakë në Kolumbi thanë se një gazetar francez është zhdukur, pas një sulmi të kryengritësve majtistë gjatë një misioni për shkatërrimin e laboratorëve të kokainës.

Zyrtarët thanë se tre ushtarë kolumbianë dhe një zyrtar policor po ashtu janë vrarë në luftimet e së shtunës. Gazetari francez është identifikuar si Romeo Langlua dhe thuhet se ka punuar për gazetën parisiene “Le Figaro” dhe televizionin France 24.

Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë tha se gazetari po shoqëronte trupat në një mision kundër narkotikëve në shtetin jugor të Kaketës, kur kanë shpërthyer përleshjet me luftëtarët e dyshuar të Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë, apo FARC.

FARC lufton me qeverinë kolumbiane që nga viti 1964 dhe për financimin e vet mbështetet kryesisht në tregtinë ilegale të kokainës./expres/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt, protesta të dhunshme, një i vdekur
Artikulli vijuesProtesta anti-NATO në Maqedoni