Një zjarr ka shpërthyer sot paradite në ndërtesën e Fakultetit të ndërtimtarisë në Shkup. Njësite e Zjarrfikësve territorialë të Qytetit të Shkupit akoma janë duke e shuar zjarrin.
Komandanti i Njësitit territorial të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski deklaroi për MIA-n se zjarri ka përfshirë tre hapësira në katin e dytë të Fakultetit të ndërtimtarisë.
Tash për tash nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.