Një nxënëse e mbuluar në kryeqytetin e Zvicrës pasi nuk lejohet të hyjë në shkollë dërgohet në shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në median zvicerane theksohet se studentja 14 vjeçare nuk është lejuar të hyjë në shkollë sepse mbulimi i kokës është në kundërshtim me rregullat e shkollës.
Drejtori i shkollës i cili ka dhënë një deklaratë në gazetën Le Matin ka theksuar se ata kanë kryer “takime konstruktive” me familjarët e nxënëses dhe se do të arrijnë në një zgjidhje.
Në kantonin e Bernës nuk ka ndalim të shamisë nëpër shkolla, rregulloren e veshjes e përcaktojnë shkollat vetë.
Në lajm gjithashtu është theksuar se shefi i departamenti të arsimit, shërbimit dhe udhëzimit në kanton, Erwin Sommer ka deklaruar se në shkollat e kantonit nuk ka detyrim për veshje dhe se nxënësit mund të vishen ashtu siç dëshirojnë.Ai ka shpjeguar gjithashtu se nëse do të jetë e nevojshme mund edhe të takohet me drejtorin e shkollës.
Kantoni i vetëm që ndalon shaminë në Zvicër është kantoni Ticino i cili gjendet në jug të vendit.