Zvicra njihet si vend që eksporton më shumë orë, çokollata dhe djathë, mirëpo vendi më pak është i njohur që shet edhe sasi të mëdha të cigareve jashtë vendit.
Në vitin 2015, janë eksportuar cigare në vlerë rreth 522 milionë franga. Në krahasim me djathin, kjo shifër arriti në 524 milionë franga.
Cigaret Camel, Marlboro dhe Lucky Strike prodhohen të gjitha në Zvicër. Cigaret e ndaluara në Evropë, eksportohen kryesisht në Afrikën e Veriut, Azi dhe Lindjen e Mesme, ku ligjet në lidhje me përbërësit janë më pak të thjeshta.
Kompanitë e duhanit, Philip Morris (Malboro) dhe Japan Tobacco International (Camel), kanë fituar 3 franga për një pako, kjo është e lidhur edhe me rritjen e çmimeve të vazhdueshme, shkruan albinfo.ch
Midis 2007 dhe 2015, çmimet e industrisë së duhanit janë rritur çdo vit. Autoritetet kanë rritur gjatë periudhës së njëjtë taksat mbi cigaret tri herë.