Zvicra kundër ndalimit total të duhanit

Votuesit zviceranë kanë hedhur poshtë përmes një referendumi propozimin për ndalimin e plotë të pirjes së duhanit në restorante dhe bare.

Plani është kundërshtuar nga 66 për qind, derisa 34 për qind sipas agjencisë se lajmeve, DPA, e kanë mbështetur iniciativën e lansuar nga grupet shëndetësore dhe ato kundër duhanit.

Nën ligjet aktuale mbi pirjen e duhanit pronarët e restorantëve mund të lejojnë mysafirët që të tymosin duhan në këndet e caktuara.

Shumë kantone kanë pasur reegulla më strikte, por inicativa nuk është mbështetur madje as në këto rajone.

Qeveria dhe organizatat e biznesit kanë lobuar në favor të rregullave aktuale, që kanë hyrë në fuqi në vitin 2010./BS/kohaislame

Artikulli paraprakEmiratet e Bashkuara Arabe ndihmojnë procesin e njohjeve të Kosovës
Artikulli vijuesBasha: Qyteti i Tiranës, Jeruzalemi i dytë i botës