Ish-kryespiunët: SHBA në rrezik. Putin po ia hedh Trumpit

U.S. President Donald Trump, right, and Russia's President Vladimir Putin talk during the family photo session at the APEC Summit in Danang, Vietnam Saturday, Nov. 11, 2017. Trump and Putin may not be having a formal meeting while they’re in Vietnam for an economic summit. But the two appear to be chumming it up nonetheless. Snippets of video from the Asia-Pacific Economic Cooperation conference Saturday have shown the leaders chatting and shaking hands at events including a world leaders’ group photo. (Jorge Silva/Pool Photo via AP)

Dy ish-shefa të inteligjencës amerikanë thanë se Donald Trump paraqet një rrezik për Shtetet e Bashkuara, sepse është i prekshëm nga loja ruse, pasi presidenti deklaroi të shtunën se i beson mohimit të ndërhyrjes në zgjedhjet amerikan nga Vladimir Putin.

Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, dhe ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, publikuan një kritikë të ashpër ndaj Trumpit, pasi presidenti i cilësoi të dy ata si amatorë politikë për mbështetjen që i kanë dhënë konsensusit mes agjencive të inteligjencës, se Rusia ndërhyri në zgjedhjet amerikane.

“Ai na cilësoi amatorë politikë, sepse po përpiqej të delegjitimonte vlerësimin e Inteligjencës. Duke mos u përballur me çështjen dhe duke mos i thënë Putinit se ne e dimë që është përgjegjës, ai e fali. Kjo i tregon Putinit se Donald Trump mund të mashtrohet nga udhëheqësit e huaj, që i bëjnë apel egos së tij dhe luajnë me pasiguritë e tij, diçka shumë shqetësuese nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, deklaroi ish-drejtori i CIA-s, Brennan.

Vet Trump u tregua mjaft kontradiktor në komentet e tij, pasi tha se i beson Putinit, e më pas se mbështet agjencitë e Inteligjencës amerikane. Kjo, sipas James Clapper tregon dobësi përpara udhëheqësve të fuqive rivale.

“Mendoj se Trump ndikohet shumë kur i nxjerrin tapetin e kuq dhe i bëjnë nderime të ngjashme. Kjo e tërheq, por vë në dukje pasiguritë e tij. Unë mendoj se kinezët dhe rusët mund t’ia hedhin Trumpit”, deklaroi ish-shefi i Inteligjencës Kombëtare, Clapper. Zyrtarë të administratës “Trump” i cilësuan këto kritika qesharake dhe thanë se askush nuk po ia hedh presidentit amerikan./TCh/

Artikulli paraprakHaradinaj: Qeveria partner me të gjithë ndërmarrësit
Artikulli vijuesKështu bëjnë biznes gratë në Kosovë