Nexhat Çoçaj, drejtori i Arsimit në Prizren me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ende nuk e ka menduar dorëheqjen nga posti.
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor drejtorin komunal të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy të akuzuarit tjerë në akuzat për keqpërdorim.
Çoçaj është dënuar me tri vjet burg efektiv, i akuzuari tjetër Bekim Thaçi me 14 muaj, ndërsa, i akuzuari i tretë me gjashtë muaj burg.
Ata akuzoheshin për keqpërdorim të parave të dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së, Remzi Ademi.
Ai ka thënë se ditëve në vijim do të dalë me një vendim nëse do të japë dorëheqje apo jo nga posti i Drejtorit të Arsimit në Prizren.
“Unë këto ditë, meqë dje ka ndodhur kjo, jam duke menduar për këtë çështje. Nesër apo pasnesër do të marrë vendim sepse jam ithtar i ligjeve. Unë do ta nderoj edhe Remzi Ademin dhe zotohem se do të zbatoj ligjet”, ka thënë Çoçaj.
“Deri më tani nuk kam folur me asnjë zyrtar partiak. Sot kam pasur angazhime të caktuara më herët. Dhe nuk kam komunikuar me ta. Nesër do të komunikoj, por duhet të zbatoj ligjet e Kosovës”.
I dënuari me tre vjet burgim, ka folur edhe për tërheqjen e parave në Shqipëri për pagesën e 60 busteve për shkollat në Prizren.
“Në vitin 2011 ka qenë dhjetëvjetori i manifestimit dhe ne kemi porositur disa buste nga një skulptor i Tiranës dhe normalisht është dashur me bë tërheqjen e parave. Ka pasur 60 buste për secilën shkollë. Nuk më kujtohet saktësisht, por janë diku 3 mijë euro, aq sa kemi nxjerrë aq ia kemi dhanë skulptorit”, ka thënë ai.
“Në shtëpinë botuese në Durrës unë kam qenë duke e përgatitur një libër dhe kisha bashkëpunim jo vetëm ato ditë, por edhe sot kam bashkëpunim si redaktor i botimeve profesionale. Unë kam qëlluar aty. Janë në pyetje 3000 mijë euro. Skulptori atëherë ka qenë në Durrës”, ka thënë veç të tjerash Çoçaj.
You Might also Like
Erduan: Izetbegoviçi ma ka lënë amanet Bosnjën!
“Kur e vizitova në spitalin e Sarajevës ai më tha ” po ta lë Bosnjën…
By
Redaksia
1 Min Read
Rebelët marrin Debaltseven
Rebelët pro-rusë në Ukrainë thonë se kanë rrethuar qytetin Debaltseve, ndonëse trupat qeveritare insistojnë se…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Pejë konfiskohen 48 kilogramë drogë
Policisë së Kosovës ka konfiskuar 48 kilogramë drogë në disa lokacione të ndara në rajonin…
By
Redaksia
2 Min Read
Gjuha tmerruse e presidentes Jahjaga
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, mund të jetë rast unikat në botë, jo vetëm për…
By
Redaksia
4 Min Read
Kosova, Maqedonia thjeshtësojnë kalimet kufitare, deklarimet e sigurimit të automjeteve
Një marrëveshje midis Maqedonisë dhe Kosovës e bën më të lehtë për ngasësit e makinave…
By
Redaksia
5 Min Read
Përplasen liderët e BE-së për praninë e refugjatëve
Përplasje mes anëtarëve të Bashkimit Europian në takimin e jashtëzakonshëm në Bruksel për shpërndarjen e…
By
Redaksia
2 Min Read
