Defenderi i ri me motor 525 kuajfuqish

0
126

Land Rover Defender 110 ka një origjinë modeste, një model i dizajnuar për të shërbyer si një automjet për çdo terren i cili mund të përmbushë kërkesat e fermerëve dhe eksploruesve.

Ndërsa dizajni klasik dhe aftësia e Land Rover Defenederit e ka përballuar testin e kohës, shoferët e sotëm presin më shumë, transmeton Koha.net.

“Spectre” 110 Crew Cab i kompanisë Himalaya është vetura për ata që duan të shihen dhe të dëgjohen ndërsa janë duke vozitur.

 

 

 

 

Himalaya Spectre 110 Crew Cab vjen me eksterier me ngjyrë gri “Gunmetal”, rrotat 18-inç me ngjyrë të zezë “Sawtooth” dhe goma “Toyo Open Country”, amortizatorët “Performance”, ulëset “Recaro” me lëkurë cilësore ruse, timonin “Momo”, audio sitemin e ri, ekranin “Alpine HALO” të ndjeshëm në prekje, etj.

 

 

 

 

 

Gjithashtu, ky Defender i ri vjen me motor të Corvettes, 6.3-litër V8 LS3, i cili është me kapacitet prej 391 kW/525 kuajfuqi, si dhe është në kombinim me marshin automatik prej 6 shpejtësive dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4×4.