Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi nuk po hetohet më prej shtetit për dyshimet e ngritura për keqpërdorimin e 150 mijë eurove.
Tërë kjo pasi Kelmendi kishte marrë vendimin të tërhiqej nga granti i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan Indeksonline.
Madje hetimet ndaj zëvendëskryeministrit Agjencia Kundër Korruspionit i kishte filluar vetëm pas raportimeve në medie se kompania e Kelmendit, “Elkos”, ka përfituar grante nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vlerën e 150 mijë eurosh.
“.. në bazë të përgjgjes dhe dokumentacionit përcjellës që kemi marrë nga AZHB, kompania “Elkos” përmes përfaqësuesit të saj ka aplikuar për grante dhe është shpallur përfitues i mundshëm dhe gjendet në listën preliminare të publikuar me datën 20.10.2016. Kompanisë i janë paguar mjetet avans për projektin e saj prej 50 përqind në vlerë prej 74.779.00 euro, mirëpo e njëjta me datë 18.01.2017, përmes përfaqësuesit të saj e ka njoftuar AZHB-në se do të tërhiqet nga granti dhe mjetet e lëshuara nga ana e AZHB- MPBZHR do t’i kthej prapa”, thuhet në dokumentin zyrtar të lëshuar nga AntiKorrupsioni.
Zëvendëskryeministri thuhet se e ka shmangur konfliktin e interesit, vetëm nëse nuk i përsërit prapë të njëjtat shkelje.
Në vendimin e AntiKorrupsionit me rregulla ligjore thuhet se zyrtari i lartë nuk mund të jetë menaxher apo anëtar i ndonjë organi menaxhues apo kontrollues i ndërrmarrjeve private, transmeton Indeksonline.
Hetimet ndaj Kelmendit nuk duket se mbarojnë me kaq. Në vendim thuhet se këto veprime të ndërrmarra nuk kanë kuptim nëse ai nuk respekton kufizimet apo ndalesat tjera me me ligj. /Indeksonline/