10 aftësitë e një profesionisti!

Jo të gjitha profesionet kanë nevojë për aftësi të njëjta, por këto dhjetë aftësi do t’i duhen çdo personi që dëshiron të konsiderohet specialist në fushën e tij dhe të fitojë maksimumin

Çdo fushë profesionale ka nevojë për aftësitë e saj, në mënyrë që një person të kualifikohet si specialist në atë fushë. Megjithatë, ka disa aftësi universale që çdo person duhet t’i ketë nëse kërkon të konsiderohet profesionist në atë bën.

Për fat të keq, askush nuk jua tregon se cilat janë këto aftësi derisa kupton se nuk i ke ato. Lexoni këshillat e mëposhtme për të kuptuar atë që duhet të përvetësoni dhe për të vlerësuar atë që tashmë e keni.

Krijimi i lidhjeve

Krijimi i lidhjeve është një nga mënyrat kyçe për të arritur suksesin në pothuajse çdo fushë dhe në çdo fazë të karrierës suaj. Mënyra më e thjeshtë për të krijuar lidhje është të mendoni se si mund të ndihmoni dikë duke i dhënë diçka nga vetja. Filloni duke pyetur se si mund t’i ndihmoni ata, në vend që të pyesni veten se si mund t’ju ndihmojnë ata juve.

Nëse keni frikë se do të ngecni në bisedën e ngushtë rreth motit, atëherë mësoni aftësitë e bisedave të shkurtra që nga tregimi i anekdotave deri te shfaqja e interesit për partnerin bisedues.

Komunikimi me email

Email-i është një nga mënyrat kryesore të komunikimit mes profesionistëve. Ju duhet të keni parasysh faktin që kur dikush të hapë email-in tuaj, të krijojë një ide për ju. Nëse doni t’i shkruani dikujt që është mjaft i zënë, atëherë duhet të shkruani shkurt subjektin dhe t’ia dërgoni mesazhin të hënën në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes.

Nëse po i shkruani një punëdhënësi të mundshëm, sigurohuni që mesazhi juaj t’i përshtatet shumë pozicionit të punës për të cilin po aplikoni dhe për këtë arsye ju mund ta sajoni mesazhin në atë mënyrë.

Shkrimi i një CV-je

Dërgimi i një CV-je është forma primare e sigurimit të një vendi pune. Por për të qenë një profesionist i vërtetë ju duhet të keni zotëruar shumë mirë artin e shkrimit të një CV-je. Ekspertët e punësimit thonë se mjaftojnë disa minuta për të kuptuar nëse dikush do ta fitojë ose jo vendin e punës. Të tjerë këshillojnë që të mos përfshini hobet tuaja në CV. Kërkoni më shumë rreth shkrimit të një CV-je dhe zotërojeni këtë art.

Intervistimi

Ankthi është i madh kur ju duhet të hyni në sallën e mbledhjes duke e ditur që do t’ju gjykojnë për gjithçka, nga veshja te dhënia e dorës. Por duke pasur mjaftueshëm njohuri, përgatitje dhe praktikë, intervistimi për një vend pune do të bëhet më i lehtë.

Në fakt ka disa truke psikologjike që mund t’ju ndihmojnë t’i bëni përshtypje personit në anën tjetër të tavolinës. Psikologët ju këshillojnë të luani me besimin dhe mbrojtjen. Për shembull duhet të thoni “më pëlqen se si keni punuar me …, më kujtoni punën time në … fushë”. Gjeni balancën midis mburrjes dhe modestisë. Do t’ju ndihmojë shumë.

Kujdes me shtrëngimin e duarve

Rreth 70 për qind e njerëzve nuk besojnë se kanë një shtrëngim duarsh solid. Dhënia lehtë e dorës në një intervistë pune mund të konsiderohet si mungesë besimi te vetja. Drejtoni shpatullat, krijoni kontakt pamor, vëreni bërrylin në pozicionin e duhur dhe jepni një shtrëngim disi të fortë. Mos e ngrini apo ulni kokën dhe gjithashtu buzëqeshni.

Veshja e duhur

“Të vishesh për suksesin” është një shprehje mjaft e njohur dhe që përfaqëson pikërisht atë që ndodh në karrierën e njerëzve. Ju do të mund të arrini suksesin që doni vetëm duke pasur veshjen e duhur për pozicionin që po aplikoni. Veshja juaj në një industri është “marka” që ju krijoni për veten. Një punëdhënës nuk ju punëson vetëm aftësitë, por edhe prezantimin tuaj të jashtëm. Mendohuni mirë.

Negocimi i rrogës

Kërkesa e një rroge më të mirë është diçka aq e frikshme për disa persona saqë ata zgjedhin të mos e bëjnë fare. Megjithatë, duke mos e negociuar rrogën, ju me shumë gjasa do të humbni shumë para. Filloni duke praktikuar të dyja rolet që do të luani, në mënyrë që të jeni gati për përballjen e vërtetë. Mos harroni që mund të negocioni edhe për format jomonetare të kompensimit, si për shembull koha e pushimit. Nëse nuk merrni atë që po kërkoni, atëherë konsideroni të kërkoni një rishqyrtim të procesit më vonë.

Korrektësia

Nuk ka profesionist që të vonohet për një takim që e ka lënë në një orar të caktuar. Kjo është një nga aftësitë kryesore që ju duhet të merrni në konsideratë përgjatë rrugës suaj për të qenë sa më profesionistë. Kërkimet tregojnë se punëdhënësit i shohin punonjësit që shfaqen në zyrë më herët si më efektivë.

Të fitoni pëlqimin e shefit

Në rast se doni të përparoni në karrierë, atëherë duhet të dini shumë mirë të bëni për vete shefin/en tuaj. Duhet të dini se mendimi i eprorit tuaj për juve do të ketë një ndikim të madh në rrugën tuaj të suksesit.

Kërkimi i këshillave

Shumica prej nesh kanë qenë në një pozicion të parehatshëm në zyrë dhe kanë pasur nevojë për të marrë një këshillë. Shpesh ne kemi frikë të kërkojmë një këshillë, me idenë se do të ngjajmë të paditur. Është koha ta kaloni këtë këshillë dhe të mësoni se cila është mënyra më e mirë për të marrë këshillën e dikujt.

Artikulli paraprakKëto janë vendet më të korruptuara në botë
Artikulli vijuesErdoğan: Dorëhiqem nëse opozita vërteton se kam llogari jashtë vendit