Masakër që tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Kjo është masakra Reçakut e cila ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999, ku u vranë mbi 45 civil shqiptarë. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të Millosheviqit. Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë. Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se çdo t’i sillnin orët në vijim Kosovës. Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerizimit. . Pas masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orëshe mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin. Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionar dhe diplomat të botës. Diplomacia botërore mobilizohet për Kosovën, ndërkaq Beogradi planifikonte ta masakronte popullin shqiptar si shumë herë të tjera, fshehurazi syve të botës./KosovaPress/
You Might also Like
Nesër hidhet gur-themeli i xhamisë qendrore
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka njoftuar se të hënën në një manifestim solemn…
By
1 Min Read
Skandaloze: Me alkool festojnë themelimin Task Forcës për kontrollin e kancerit
Me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, në Kosovë është përuruar themelimi i Task Forca…
By
4 Min Read
Gazeta më e madhe serbe: Është mbyllur pakti, Putin do ta njohë Kosovën
Blic në fakt nuk është një tabloid krejt bulevardesk, por që rregullisht përdor burime rilevante…
By
3 Min Read
Thaçi: SBASHK-u po mbron vrasësit e të ardhmes së fëmijëve tanë
Ish drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, e ka kritikuar qëndrimin e…
By
2 Min Read
Agim Shahini mashtroi bankat, tash pritet të përballet me ligjin
Bankat komerciale Raiffeisen dhe TEB nuk po mund t’ia marrin assesi borxhin prej 750 mijë…
By
5 Min Read
Ngritët aktakuzë ndaj 14 personave për krim të organizuar në rastin “Kristal”
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për rastin “Kristal” kundër katërmbëdhjetë (14) të pandehurve…
By
3 Min Read
