Në Agjencinë për Punësim në Maqedoni tashmë gati se nuk ka mjekë të lajmëruar për punësim, pasi shumica prej tyre kanë braktisur vendin.
228 mjekë janë larguar nga Maqedonia gjatë 18 muajve të fundit. Të gjithë ata, por edhe mjekë të tjerë pritet të largohen jashtë vendit, për një rrogë më të mirë.Në Agjencinë për Punësim në Maqedoni tashmë gati se nuk ka mjekë të lajmëruar për punësim, pasi shumica prej tyre kanë braktisur vendin, duke parë ofertat më të mira që ofrojnë vendet e BE-së. Shqetësimet sot janë paraqitur nga Shoqata e Mjekëve Privat. Sipas tyre, pronarët e ambulantave private kanë probleme për të gjetur mjekë për angazhimin e tyre dhe funksionimin e ambulancave. Kryetarja e kësaj shoqate, dr. Lili Çolakova – Dervishova theksoi se për çdo ditë has në raste që ambulanca private janë në kërkim të mjekëve në Maqedoninë Lindore. Nga kjo shoqatë kanë alarmuar se nëse vazhdon kjo politikë qeveritare në shëndetësi, edhe mjekët e tanishëm nëpër institucionet vendore shëndetësore mund të braktisin vendin.
You Might also Like
Mavraj i pranishëm në faljen e Bajramit në Tiranë
Ai nuk është vetëm një futbollist cilësor, por edhe një besimtar i devotshëm dhe njeri…
By
1 Min Read
Beogradi ngritet në këmbë në protestë kundër Vuçiçit
Më shumë se 10 mijë njerëz marshuan rrugëve të Beogradit mbrëmjen e së shtunës, për…
By
2 Min Read
BESA i përgjigjet fteses të Ziadin Selës nga LR-PDSH për bashkëpunim
Fteses të Ziadin Selës nga LR-PDSH për bashkëpunim me partinë BESA, në një prononcim për…
By
1 Min Read
“Shqiptarët t’i kapim për fyti, ciganët për veshi!”
“Duhet të bisedohet me DUI-n që shqiptarët të kapen për fyti që të mos dalin…
By
5 Min Read
Der Spiegel: Mafia kontrollon Maqedoninë
Vizitave të kancelares gjermane Angela Merkel në Ballkan, i ka kushtuar një shkrim të gjatë…
By
2 Min Read
Beson se shumica do të jetë në anën e Serbisë
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, beson se shumica e vendeve botërore do të jenë…
By
1 Min Read
