3100 biznese të reja të regjistruara në veri

Në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë të regjistruara 3.180 subjekte ekonomike (biznese), veprimtaria kryesore e të cilave është tregtia me shumicë dhe me pakicë, bujqësia, industria e përpunuar dhe ndërtimtaria.

Sipas një studimi të Institutit për Zhvillimin Ekonomik Territorial – InTER në veri të Mitrovicës, numri i bizneseve të regjistruara në komunat veriore të Kosovës është rritur pas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, veçanërisht në vitin 2015.

Duke paraqitur rezultatet e hulumtimit në një tryezë të mbajtur në veri të Mitrovicës, Jovana Jakovleviq, hulumtuese e InTER, ka thënë se kjo strukturë e veprimtarive ndryshon në Mitrovicën Veriore, ku bujqësia nuk është edhe aq shumë e përfaqësuar, por që zëvendësohet me inovacione shkencore teknike për shkak të prezencës së Universitetit serb në Mitrovicën veriore, shkruan Gazeta ‘Zëri’.

“Kur bëhet fjalë për trendin e regjistrimit të subjekteve ekonomike në veri të Kosovës, duke shikuar periudhën nga viti 2000, kur ka filluar regjistrimi i afaristëve në Agjencinë për Regjistrimin e Subjekteve Ekonomike të Kosovës e deri në fund të vitit 2017 numri i subjekteve ekonomike të regjistruara me sistemin kosovar është rritur dukshëm pas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, më së shumti janë regjistruar në vitin 2015”, ka thënë Jakovleviq./GazetaFjala

Artikulli paraprakSi funksionon truri krijues
Artikulli vijuesOeSD që ia mori Kosovës 5 milionë euro në Arbitrazh përfiton 500 mijë euro nga falja e tatimeve