OeSD që ia mori Kosovës 5 milionë euro në Arbitrazh përfiton 500 mijë euro nga falja e tatimeve

Kompania austriake OeSD, e cila vite më parë kishte fituar tenderin mbi 10 milionë eurosh për prodhimin e pasaportave të Kosovës, përpos që ka përfituar 5 milionë euro nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, autoritetet vendore të njëjtës ia kanë falur hiç më pak se gjysmë milioni euro tatime të papaguara, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Gjykata e Arbitrazhit në Paris në vitin 2016 ka gjetur se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kishte bërë shkelje ligjore për shkak të vonesave në pagesa për tenderin milionësh të pasaportave, me ç’rast ishte detyruar nga Gjykata t’ia paguajë kompanisë austriake kompensimin milionësh.

Përndryshe, përfaqësuesit e kompanisë austriake OeSD vite më parë kanë qenë të përfshirë në skandalin më të madh që nga paslufta në Kosovë, i cili skandal ishte zbuluar në atë kohë nga gazeta.

Artikulli paraprak3100 biznese të reja të regjistruara në veri
Artikulli vijuesMolliqaj: Me Albinin nuk pajtohem për çështjen e kombit, fesë, dhe ndaj koalicioneve