–40 të burgosur brazilianë janë arratisur nga burgu duke shpërthyer dhe shkatërruar muret e burgut.
Agjencia franceze e lajmeve thotë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Rasife ku të burgosurit për t’iu shpëtuar forcave të policisë janë shpërndarë nëpër qytet dhe ndërmjet njerëzve.
Pamjet filmike të marra në momentin e arratisjes ka ndihmuar policinë braziliane që të kapë disa prej të burgosurve. Autoritet e gjyqësorit në provincën Pranamboko njoftoi se 36 persona nga të arratisurit janë arrestuar përsëri, 2 janë vrarë dhe një ndodhet në spital.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbulimin e personit tjetër. Mirëpo mediat lokale thonë se numri i të arratisurve është 100 persona.
Edhe një javë më parë nga burgu prof. Barto Kampolo janë arratisur 53 të burgosur prej të cilëve janë kapur 13.