5 mënyra se si na spiunojnë, vëzhgojnë dhe përgjojnë

Megjithëse qëllimi mund të jetë objekt debati, fakti që qeveritë dhe bizneset na përgjojnë në çdo çast kjo nuk është më objekt debati por është diçka e pakëndshme.

Ndërsa teknologjia zhvillohet me shpejtësi të paparë, gjithnjë e më shumë të dhëna për ne rregjistrohen – dhe në të shumtën e rasteve as që jemi në dijeni se po përgjohemi apo se si përdoren të dhënat tona.

Televizorët e zgjuar
Nëse keni një televizor të lidhur me internet, ky televizor jo vetëm që po rregjistron se çfarë po shihni, por ka shumë të ngjarë që dikush t’ju shohë nga një tjetër ekran.

Shumica e televizorëve të zgjuar kanë mikrofonë dhe kamera të integruara brenda tyre.

Kartat e debitit/kreditit
Përdorimi këtyre kartave mund të vëzhgohet në kohë reale nga bizneset respektive dhe nga qeveritë nëse dëshirojnë.

Këto agjenci theksojnë se e bëjnë vetëm për arsye të vëzhgimit të blerjeve të pazakonta

Kërkimi në internet dhe historia e “webit”
Çdo herë që performoni një kërkim në google apo në motorë të tjerë kërkimorë, të dhënat rregjistrohen. Këto të dhëna mund të aksesohen nga qeveritë kurdoherë që ata kanë nevojë, në varësi të marrëveshjeve me bizneset respektive.

Telefonët e zgjuar
Nëse keni një telefon të zgjuar, – dhe shumica e kanë një – mund të imagjinoni lehtë se sa i zgjuar mund të jetë vërtetë ky telefon duke qenë i aftë të ruaj një sërë të dhënash për çdo lëvizje fizike që bëjmë, për çdo kërkim dhe çdo veprim.

Çdo herë që një aplikacion i ri shkarohet nga telefoni, ka shumë të ngjarë që një sërë informacinesh tuajat të ruhen. Shumica e kompanive që prodhojnë këta telefonë thonë se informacioni ruhet vetëm në aparat.

Mediat sociale
Në varësi të opsioneve tuaja private, çdokush mund të futet në media sociale e të shohë çfarë keni thënë on-line. Madje për disa qeveri është komplet e ligjshme që të monitorojnë edhe mesazhet private.

 

Artikulli paraprakMasakra e Bihorit në “Natën e Bozhiqëve” viti 1943 (mbi 4.628 banorë shqiptarë janë vrarë)
Artikulli vijuesTë gjithë të gatshëm për zgjedhje