5 Shtetet që mund të thyejnë ligjin e refugjatëve vetëm për myslimanët

Disa vende në Europë mund të thyejnë ligjet e BE-së për diskriminim, ndërsa sugjerojnë se ata pranojnë vetëm refugjatë të krishterë, dhe jo mysliman, transmeton Gazeta Blic. Ato janë:
Bulgaria
Një një samit të BE-së në muajin prill, kryeministri bullgar Bojko Borisov ka deklaruar se vendi i tij ‘nuk ka asgjë kundër myslimanëve,’ por është shprehur se ka frikë se myslimanët që ‘vijnë nga jashtë’ mund të rrezikojnë demografinë e vendit.

Republika Çeke

Presidenti çek Milos Zaman është deklaruar kundër refugjatëve që janë nga vendet Afrikane dhe Libia. “Refugjatët kanë një sfond tjetër kulturor dhe pozicioni i tyre në Republikën Çeke nuk do të jetë i favorshëm për ta,” ka deklaruar ai.

Estonia
Estonia nuk ka pranon refugjatë myslimanë. “Në fund të fundit, ne jemi vend që i përkasim kulturës së krishterë,” ka thënë Margus Tsahkna, ministri i vendit për çështjet sociale.

Polonia

Polonia ka pranuar vetëm 60 familje të krishtera nga Siria. Kryeministja polake e ka përshkruar Poloninë si ‘një vend të krishterë’,dhe është deklaruar se ky vend ndjen përgjegjësi të ndihmojë vetëm të krishterët.

Sllovakia
Në fillim të muajit, zëdhënsi i ministrisë së brendshme Ivan Metik, ka deklaruar se Sllovakia do të pranojë vetëm refugjatë të krishterë, që vijnë nga Turqia, Italia dhe Greqia.
“Ne mund të pranojmë 800 myslimane,” ka thënë ai për BBC, “ por në Sllovaki nuk ka asnjë xhami, kështuqë myslimanët nuk do të mund të integrohen lehtë.”

Artikulli paraprakProduktet që nga sot do të kushtojnë më lirë dhe ato më shtrenjtë
Artikulli vijuesPuna e grave bashkë me burrat është e keqe për shëndetin e tyre, thonë hulumtuesit