5 Sunetet të abdesit

1- Përmendja e emrit të Allahut në fillim të abdesit.
Në fillim themi “Bismilahi Rrahmani Rrahim”. Në lidhje me këtë transmetohen disa hadithe të dobëta, të cilat kur tubohen së bashku e shtojnë besueshmërinë e tyre. Vetvetiu përmendja e emrit të Allahut në fillim është një çështje e mirë dhe përgjithësisht llogaritet e ligjshme.

2- Pastrimi i dhëmbëve me misvak ’
Kjo nënkupton përdorimin e një druri apo një objekti të ngjashëm me të, për pastrimin e dhëmbëve. Lloji më i mirë për t’u përdorur është ai i drurit erak që rritet në Hixhaz. Një praktikë e tillë i forcon mishrat e dhëmbëve, i parandalon sëmundjet e tyre, ndihmon tretjen dhe lehtëson urinimin. Ky sunet përmbushet edhe duke përdorur një objekt, i ciii i heq njollat e verdha nga dhëmbët dhe e pastron gojën (si furça e dhëmbëve etj).
Ebu Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Nëse nuk do t’ia vështirësoja umetit tim, atëherë do t’i kisha urdhëruar të përdornin misvakun sa herë që marrin abdes”. [Hadith Sahih]

Aishja (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Misvaku e pastron gojën dhe e kënaq Allahun”.’ [Hadith Sahih]
Përdorimi i misvakut (Në mungesë të misvakut, tek ne përdoret furça e dhëmbëve si zëvendësuese e tij – Shënim i redaktorit) pëlqehet në çdo kohë, por në mënyrë të veçantë në pesë raste:
(1) Para abdesit
(2) Para namazit
(3) Para leximit të Kuranit
(4) Pas zgjimit nga gjumi
(5) Kur goja mban erë të keqe

Si agjëruesit ashtu edhe ata që nuk agjërojnë mund ta përdorin këtë objekt në fillim, në fund ose në çdo kohë tjetër gjatë ditës. Amër ibn Rabie ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut në shumë raste, duke përdorur misvakun, ndërkohë që ai agjëronte”. [Hadith Daif; Daif Ebi Daif 2364]

Kur përdoret misvaku (apo furça e dhëmbëve), është sunet larja e tij më pas. Aishja (r.a.) tregon: “Kur Profeti alejhi selam e përdorte misvakun e tij, ma jepte mua e unë e laja. Pasi e përdorja e laja përsëri dhe ia ktheja atij”,- [Hadith Hasen; Sahih]
Është pjesë e sunetit se për atë që nuk ka dhëmbë mund të përdorë gishtat e tij për pastrimin e gojës. Aishja (r.a.) ka pyetur: “O i Dërguar i Allahut! A duhet ta pastrojë gojën e tij ai që nuk ka dhëmbë?” Profeti alejhi selam tha: “Po”. Unë i thashë: “E si vepron ai?” Ai është përgjigjur: “Duke futur gishtat në gojën e tij” [Hadith Munker; Temamul Minneh]

3- Larja e duarve tre herë në fillim
Një gjë e tillë bazohet në hadithin e Aus ibn Aus El Thekafiut, i cili ka thënë:
“E pashë të Dërguarin e Allahut që po merrte abdes dhe ai i lau duart e tij tre herë”.[Hadith Sahih; Sahih En-Nesai 83]
Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush zgjohet nga gjumi, nuk duhet të fusë duart e tij në enë përpara se t’i ketë larë ato tre herë, pasi ai nuk e di se ku ka rënë dora e tij (gjatë kohës së gjumit)”.’

4- Shpëlarja e gojës tre herë
Lakit ibn Sabra transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Kur të marrësh abdes, shpëlaje gojën!”. [Hadith Sahih; Temamul Minneh]

5- Larja e hundës (tre herë)
Ebu Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush merr abdes, ai duhet të thithë ujin nga vrimat e hundës së tij dhe pastaj ta shfryjë atë”.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “FIKHUS SUNNEH”
AUTOR SEJID SABIK

Artikulli paraprak30 Këshilla për një nënë kur lindë fëmijë
Artikulli vijues4 Dobite e lyerjes se syve me kuhl