5 vjetori i ngjarjes "Mavi Marmara"

Kanë kaluar plot 5 vite nga sulmi i Izraelit ndaj anijes “Mavi Marmara” e cila trasportonte ndihma humanitare për palestinezët dhe që kishte në bord rreth 750 aktivistë.
 
 
 Kanë kaluar plot 5 vite nga sulmi i Izraelit ndaj anijes “Mavi Marmara” e cila trasportonte ndihma humanitare për palestinezët dhe që kishte në bord rreth 750 aktivistë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Gjashtë organizata humanitare ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe fondacionin humanitar ndërkombëtarë në Turqi IHH kishin formuar një flotë me anije ku merrnin pjesë aktivistë nga 37 vende të ndryshme të botës. Flota e anijeve më 750 aktivistë dhe 6 mijë ton ushqime synonte dërgimin e tyre në Palestinën e rrethuar nga forcat izraelite.
 
Në mëngjesin e 31 majit të pesë viteve më parë ushtria izraelite me 4 anije ushtarake fregatë, 3 helikopterë, dy nëndetëse dhe 30 bote me ushtarë rrethoi flotën e ndihmave humanitare. Në sulmin e ushtrisë izraelite humbën jetën 9 persona nga të cilët 8 shtetas turq dhe një amerikan si dhe u plagosën 56 vullnetarë të tjerë.Ndërkohë dhë një person i plagosur rëndë humbi jetën më vonë në spitalin ku merrte ndihmën mjekësore në Ankara.
 
Të gjithë aktivistët u arrestuan me pretendimin se kanë shkelur integritetin e vendit. Nfërkohë pas shumë përpjekjeve diplomatikë pas dy ditësh personat e arrestuar u lanë të lirë.
 
Nga ana tjetër Presidenti i Turqisë dhe Kryeministri i atëhershëm i këtij vendi Reccep Tayyip Erdoğan në një deklaratë dënoi ashpër këtë sulm. Në një fjalim të tijin ai shprehej: “Nga e marrin fuqinë këto të cilët sulmojnë nga deti dhe ajri një flotë civile dhe ndihmash humanitare dhe që ndodhej në ujrat ndërkombëtarë? Ata të cilët vranë 9 vëllezërit tanë dëshmorë dihen. Kjo bëhet e ditur dhe duket qartë edhe në rraportet e Organizatës për të Drejtat e Njeriut të OKB në Gjenevë. U provua që kjo ishte një egërsirë, por SHBA-ja dhe BE-ja nuk e kanë ngritur zërin dhe qendruan pranë Izraelit. Tashmë ky raport ndodhet në OKB. shpresojmë që të gjejë drejtësi atje.Izraeli është i detyruar të kërkojë falje”.
 
Ndërkohë Erdoğan në çdo platformë dhe vend ku mbante fjalime nxirrte në pah gabimin dhe padrejtësitë e Izraaelit, Kryeministri i Izraelit Bunyamin Netanyahu me anë të një telefonate i kërkon falje Presidentit aktual të Turqisë.
 
Nga ana tjetër shumë platforma ndëkrombëtare të të drejtave të njeriut dhe shume sisteme ligjore ndërkombëtare morën në shqyrtim këtë çështje. Kjo ngjarje u ngrit në diskutime në SHBA, Turqi, Spanjë, Belgjikë dhe Itali si dhe mekanizmat ndërkombëtare të drejtësisë. Ndërkohë në Turqi më 28 maj të vitit 2012 u hap edhe procesi gjyqsorë i parë. Në këtë proces gjyqsor 490 persona nga 37 vende të botës u ulën në karrigen e akuzuesit.
 
Më 28 maj të vitit 2014 një gjykatë në Stamboll në procesin gjyqsorë në fjalë nxori një urdhër arresti për Shefin e Shtabit të Izraelit, Rau Aluf Gabiel dhe disa ushtarakë të lartë të tjerë të këtij vendi. Ndërkohë në një tjetër seancë më 12 mars 2015 u vendos të bëhën verifikime në anijen “Mavi Marmara” dhe si rrejdhojë u caktua një grup ekspertësh të cilët vizituan këtë anijë ğak ditë më vonë./aa
Artikulli paraprakNgadhënjimi i Stambollit-Historia dhe Madhështia
Artikulli vijuesZgjedhjet për kreun e LDK, në garë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani