Mbajtja e kopjeve poshtë fustanit apo fundit me të gjitha informacionet e mundshme që mund të bien në provim, është një mënyrë perfekte kopjimi. Nëse profesori është një mashkull, nuk mund të vijë asnjëherë t’ju kontrollojë nga kofshët, edhe pse mund të dyshojë. Por, nëse provimin e keni me një profesoreshë, nuk besojmë se do të keni dëshirë të ngrini lart fundin apo fustanin duke treguar “sekretin” tuaj!
7. Kopje te… thonjtë e dorës!
Në kuptimin e vërtetë të fjalës! Ashtu siç mund ta shihni, do t’ju duhet vetëm një thua për të shkruar disa formula matematike, kimie, biologjie etj. Padyshim duhet të përdorni një stilolaps apostafat, i cili mund të shkruajë edhe në thonj. Po kështu, edhe shikimin duhet ta keni shumë të shëndetshëm.
6. Uji i bekuar!
Të dhëna, formula matematikore dhe shumë informacione të tjera mund të shkruhen në brendësi të letrës së shishes së ujit. A e kishit menduar ndonjëherë të kopjonit me këtë mënyrë?!
5. Zinxhiri i… kopjimit!
Fjala magjike është bashkëpunimi! Jo një zinxhir montimi, por një zinxhir i vërtetë kopjimi do të thoshim ne.
4. Stilolapsi magjik
A do t’ju mjaftonte që t’i shkruanit të gjitha informacionet që ju duhen në karaktere shumë të vogla dhe më pas kopjen ta vendosnit brenda një stilolapsi të tejdukshëm?! Nuk ka asgjë më të thjeshtë. Studentët kanë thënë se rezultatet janë të garantuara.
3. Një pije e freskët
A ka ndonjë gjë të keqe nëse ditën e provimit me vete do të mund të merrnit edhe një pije të freskët? Profesori ose profesoresha nuk do të mund t’ju thotë kurrë jo! Kështu, ju do të qetësoheni duke pirë pijen dhe duke lexuar informacionet e fshehura te gota apo shishja me lëngun e frutave! Në këtë mënyrë, ju nuk do ta dorëzoni fletën e provimit bosh!
2. Ja se për çfarë duhen mëngët e këmishës
Mjafton të kujtoni të tërhiqni poshtë mëngët e këmishës kur profesori të vijë drejt jush dhe “loja” do të shkojë për mrekulli, sepse sapo ai të kthejë kurrizin, ju do të mund të kopjoni nga informacionet që keni shkruar nëpër krahët tuaj.
1. Smartphone dhe aplikacionet e ndryshme në celular
Me një smartphone në klasë mund të bëhet vërtet gjithçka. Duke kërkuar informacione në internet ose më thjesht, duke bërë një foto dhe duke ia dërguar dikujt, i cili do t’jua tregojë nga shtëpia. Përveç këtyre mënyrave, është edhe ajo më e çmendura, duke kopjuar me kufje jo të dukshme, ju e dini se përse po flasim!? Sezon të mbarë!