800 ankesa pasi ofendoi gazetaren Muslimane

Organizata për standardin shtypit të pavarur IPSO ka marrë mbi 800 ankesa pas kolumnës së Kelvin MacKenzi në TheSun ku ai shtronte dilema dhe pyetje në shkrimin e tij se pse gazetarja Muslimane e cila vesh shaminë ka raportuar për sulmin terrorist në Channel 4 News.

Kryeredaktori i TheSun ishte kritikuar shumë pasi kishte lejuar në gazetën e tij kolumnën me titull: “Pse Channel 4 ka një prezantuese me shami duke mbuluar terrorin Musliman në Nice?”

kelvinmackenzie

IPSO ka thënë që ka marrë mbi 100 ankesa serioze vetëm ditën e Hënë, ndërsa ditën e Martë ankesat shkonin mbi 800. Ankesat ishin për arsye se shkrimi ishte nën kodin e editorialeve , ngacmim dhe diskriminim raporton Independent.

Në artikull autori MacKenzie ka thënë se “nuk mund ti besonte syve të tij” kur e pa gazetarën Fatima Manji duke rapotuar mbi sulmin terroris në ditën e Bastille, duke thënë se ajo nuk është një “prezantuese e rregullt.” Dhe shumë të tjera deklarata që janë fyese dhe deingruese.

Por në krah i ka dalë i gjithë stafi i Channel 4 gazetares Fatima Manji duke thënë:”Fatima është një gazetare që ka fituar shumë çmime. Ne jemi krenar që e kemi pjesë e stafit tonë dhe ajo do të marrë gjithnjë mbështetje të plotë për të kundërshtuar këto komente”.

Shumë të tjerë kanë kërkuar që të hiqet ai shkrim por the TheSun nuk ka vepruar ashtu, por ka fshirë vetëm cicërimin në Twitter. Asaj i kanë lejuar për të shkruar një shkrim si përgjigjje ndaj shkrimit diskriminues.
Një nga gazetarët ka thënë: “Gazetarja Fatima është profesioniste dhe ka 4 vjet si pjesë e programit dhe nuk ka për ta nxjerr askush në rrugë vetëm pse ajo ka vendosur të mbajë shami”./KohaIslame

Artikulli paraprakSulm terrorist në Turqi, plagosen disa policë
Artikulli vijuesErdogan: Do të jemi Turqi e bashkuar