Një avion ushtarak u rrëzua mbi një ndërtesë në një zonë rezidenciale të kryeqytetit jemenes Sana’a, duke vrarë të paktën dhjetë persona, informuan të martën mediat ndërkombëtare. Gjuajtësi ishte ngritur në një mision stërvitor, ndërsa rrëzimi i tij ndodhi pranë Sheshit të Ndryshimit, i bërë i njohur si simbol i manifestimeve anti-qeveritare gjatë vitit të shkuar. Dhjetë persona të ndodhur në dy apartamente të ndryshme gjetën vdekjen nga ky aksident, ndërsa piloti arriti të parashutohej përpara përplasjes. Pamjet televizive tregojnë zjarrëfikës duke kontrolluar në rënoja për të mbijetuar apo viktima të tjera, ndërsa disa makina u ndezën në flakë. Gjuajtësi, i cili dyshohet se pësoi një defekt teknik, ishte një prodhim i vjetër rus, i modelit “Sukhoi 22”./tch/kohaislame
You Might also Like
Nawaf Faris: “Regjimi sirian është i vdekur”
Një prej dezertorëve të profilit të lartë nga pushteti Sirian shpjegon se çfarë është duke…
By
Redaksia
2 Min Read
Siri, shpërndahen me avionë ndihma në një qytet të kontrolluar nga DAESH-i
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka njoftuar sot se banorëve të qytetit lindor në Sirisë,…
By
Redaksia
1 Min Read
Amnesty International: Mursi të gjykohet në gjykatë civile, ose të lirohet
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International bëri thirrje që presidenti i rrëzuar egjiptian…
By
Redaksia
1 Min Read
Siri – 72 të vdekur në sulmet e fundit të ushtrisë së Asadit
Në operacionet tokësore dhe ajrore që reparte ushtarake të varura nga regjimi sirian kanë humbur…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt: VM bën thirrje për protesta paqësore kundër filmit anti-islam
Protestat paqësore do të mbahen para të gjitha xhamive në të gjitha krahinat e vendit…
By
Redaksia
1 Min Read
Rusia dënon planet izraelite për ndërtimin e vendbanimeve në territorin e Palestinës
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka dënuar ndërtimin e vendbanimeve të planifikuara izraelite…
By
Redaksia
1 Min Read
