“Gazetarë para-historik” e jo “Hoxhallarë para historik”! Gjatë ditës nuk pata kohë të shfletoja lajmet ditore, por dikur pas namazit të jatcisë fillova të shohë se çka ka bërë vaki! Kur pa prit e pa kujtuar u ndesha me “zërin” (http://www.zeri.info/artikulli/17856/hoxhallare-para-historik-video) me një titull vërtetë parahistorik: “Hoxhallarë para-historik”. Me vete thashë, hajmedet çka pas ka “shkretu” Enis Rama. Lexova shkrimin e gazetarit, pastaj, dëgjova nga kureshtja videon në fjalë. Aty për aty thashë qenka e kundërta, pasmi të bëjmë me gazetarë para-historik. Të nderuar imanli! Unë kam vendosur që “Zërit” tua dërgoj një mirënjohje dhe falënderim special. (Ju lutem mos më paragjykoni, këtë njëmend e kamë.) Kësaj gazete dhe gazetarëve të sajë, ja vlen një përshëndetje për mënyrën që kanë zgjedhur për ta fyer Islamin dhe myslimanët duke i etiketuar hoxhallarët. Ata më këso veprimesh, vërtetë po i shërbejnë Islamit. Unë, personalisht nuk pres prej këtyre që të ndajnë një hapësirë për temat Islame. Ata këtë nuk e bëjnë dhe nuk lejojnë. Por, mjafton që të kundërtën që po e bëjnë. Padyshim që edhe kjo është e shëndetshme. Këto sjellje dhe veprime të gazetarëve po ndikojnë duke tërhequr vëmendjen edhe të atyre që nuk janë të njohur me Islamin. Padyshim që kemi njerëz racional dhe më nuk po dëshirojnë të jetojnë në ndikimin e gazetave dhe gazetarëve para-historike. Në momentin kur po njihen me të vërtetën, po e përqafojnë. Kush e ka bë mend, që gazetat me shkrime antiIslame janë sebep për t’u shtrirë e vërteta Islame edhe tek xhematet e saja. Për këtë duhet falënderuar Allahun e Lartësuar. Dhe mirënjohje të veçantë për “zerin”. Ju lutem, herë pas here vazhdoni të bëni këso veprime, se janë të shëndetshme, edhe pse ju e mendoni të kundërtën. Ulvi Fejzullahu/kohaislame
You Might also Like
Përfaqësuesi i Lartë i MCC-së do ta lansoj programin prej 49 milionë dollarëve
Zyrtari Kryesor Operues (COO) i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, do të…
By
Redaksia
3 Min Read
Shqipëria bllokon prodhimet kosovare
Prodhuesit kosovarë edhe më tutje nuk po mund t’i thyejnë barrierat kufitare të vendosura nga…
By
Redaksia
12 Min Read
OSBE kërkon më shumë angazhim për pakicat
Përkundër një kornize ligjore të avancuar e përcaktuar për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat…
By
Redaksia
2 Min Read
Qumili dyshohet se e ka rrahur motrën e vet!
Sevdai Radogoshi është shoqëruar të enjten pasdite në Policinë e Gjakovës nën dyshimin për veprën…
By
Redaksia
3 Min Read
Thaçi godet Brukselin: Dështuat me Kosovën, por nuk do të dëshpërohemi
Presidenti Thaçi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur i…
By
Redaksia
2 Min Read
Air Arabia ikë nga Kosova
Kompania ajrore “Air Arabia” me tu mbyllur vitit 2012 ka mbledhur “plaçkat” nga Aeroporti Ndërkombëtar…
By
Redaksia
1 Min Read
