Një komandant i lartë i talebanëve të Pakistanit u qëllua për vdekje nga persona të armatosur rajonin verior të provincës Vaziristan. Lajmin e bënë të ditur burimet e sigurisë dhe anëtarët e familjes së komandantit.
Asmatullah Shaheen ishte në listën e më të kërkuarve nga ushtria pakistaneze, dhe për kapjen e tij ishin ofruar 120.000 $. Ai u emërua si shef i përkohshëm i talebanëe të Pakistanit pas vrasjes së Hakimullah Mehsud, lideri i mëparshëm që u vra nga forcat amerikane.
Bisedimet e paqes midis qeverisë pakistaneze dhe talebanëve filluan më 6 shkurt, por u ndërprenë javën e kaluar, pasi kryengritësit konfirmuan ekzekutimin e 23 burrave nga një forcë paraushtarake e qeverisë në shenjë hakmarrje për vrasjen e luftëtarëve të tyre nga ana e forcave të ushtrisë.
I vrari Shaheen u konsideruar si një nga komandantet qe i ka perkrahur bisedimet e paqes, sipas burimeve të afërta me talebanët .
Dështimi për të arritur një zgjidhje të negociuar e ka rritur tensionin dhe praninë ushtarake në Vaziristanin e Veriut, rajon ky në kufi me Afganistanin.
Të dielën, avionët luftarakë pakistanezë kanë sulmuar militantët në zonat fisnore të kufirit afgan. Ushtria tha se ata vranë të paktën 38 persona në sulmet e fundit.
Të shtunën, të paktën nëntë vetë u vranë në sulme të ngjashme në qarkun Hangu. Më 20 shkurt, 15 militantë të dyshuar u vranë kur avionët ushtarakë bombarduan zonën Mir Ali në Vaziristanin e Veriut. /mesazhi/
You Might also Like
Siri, neutralizohen 48 terroristë të DAESH-it
Në sulm gjithashtu u shkatërruan depo armësh dhe zona strehuese që i përkisnin DAESH-it. Në…
By
Redaksia
1 Min Read
Bilanci një javor i armëpushimit në Siri
Në javën e parë të armëpushimit të pjesshëm dhe të përkohshëm i cili zbatohet në…
By
Redaksia
3 Min Read
Siri: Rritje enorme e numrit të të vrarëve
Vazhdon të rritet numri i të vrarëve në Halep të Sirisë. Në deklaratën e bërë…
By
Redaksia
1 Min Read
HRW: Duhet hetim ndërkombëtar për masakrën “Rabia”
Organizata Human Rights Watch në lidhje me masakrën në sheshin Rabiatul Adevije (shehi Rabia) dy…
By
Redaksia
2 Min Read
Drejtori i Google-s: Duhet t’i mbështesim muslimanët
Indiani Sundar Pichai, i cili momentalisht kryen një nga funksionet më të rëndësishme në Google,…
By
Redaksia
2 Min Read
Afganistan, vriten 4 ushtarë të NATO-s
Katër ushtarë të koalicionit të udhëhequr nga NATO në Afganistan mbetën të vrarë në një…
By
Redaksia
1 Min Read
