Siri, neutralizohen 48 terroristë të DAESH-it

Në sulm gjithashtu u shkatërruan depo armësh dhe zona strehuese që i përkisnin DAESH-it.

Në sulmin e organizuar me avionët ushtarakë F-15, F-16 dhe A-10 të forcave të koalicionit drejt pozitave të DAESH-it në Siri, u vranë 48 terroristë të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, me intensifikimin e sulmeve të DAESH-it në zonat në Sirinë veriore të cilat gjenden nën kontrollin e forcave opozitare, së bashku me forcat e koalicionit u ndërmorrën aktivitete të përbashkëta për detektimin e objektivave.

Pas këtyre aktiviteteve, në kuadër të mbështetjes për forcat e koalicionit, sot në orën 5:47, 6:13 dhe 7:41 në zonat Baragitah, Havar Kilis, Harxhele dhe Delha, u organizuan sulme me avionë ushtarakë F-16 dhe A-10 të forcave të koalicionit, duke asgjësuar depo armësh dhe zona strehuese që i përkisnin DAESH-it.

Artikulli paraprakKryeministri turk Davutoglu mbërriti në Banja Llukë
Artikulli vijuesMbahet forumi për të ardhmen në BE të Shqipërisë dhe Serbisë