Prishtinë 14 janar 2015 – “Rroftë Kosova e Metohia dhe urime vitin e ri”, me këto fjalë e ka përmbyllur fjalimin e tij, kryeministri serb Aleksander Vucic para serbëve të Graçanicës. Vucic gjatë fjalimit të tij ka dalë nga kompetencat e tij dhe ka filluar të flasë si kryeministër i Kosovës, duke u premtuar qytetarëve më shumë investime në rrugë dhe shkolla. Gjatë fjalimit të tij, ai i ka porositur qytetarët serbë që të jetojnë në paqe me shqiptarët. Ai u thënë banorëve se Qeveria e Serbisë brengoset për të gjitha komunat dhe fshatrat serbe në Kosovë, ndërsa u ka premtuar se do t’i mbështesin në të gjitha mënyrat e mundshme, transmeton gazeta Express. Vucic i ka porositur serbët e Kosovës, që të mos i shesin tokat që i kanë këtu dhe përsëri u ka ofruar ndihmë që t’i mbrojnë tokat e veta. B.S.
You Might also Like
Rikthehet ora dimërore
Natën e së shtunës, 26 tetor duke u gdhirë e dielë 27 tetor, akrepat do…
By
1 Min Read
Tri javë “armëpushim” për demarkacionin
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të votohet…
By
1 Min Read
Stojanoviq dënon përdhosjen e xhamisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq e ka dënuar në mënyrën më të rreptë përdhosjen e…
By
1 Min Read
Imamët nga Kosova – Trajnim në Turqi
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, në mes të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe…
By
1 Min Read
I mbushën me pare – Në Spitalin Axhibadem-Sistina lindën,1023 foshnja, shumica prej tyre nga Kosova!
Nga klinika Axhibadem-Sistina, theksojnë se trendi i lindjeve të shtuara është rezultat i investimit permanent…
By
1 Min Read
Arrestohen shqiptarët që prostituonin serbet
Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), njësia e Prishtinës, ka arrestuar sot…
By
2 Min Read
