Sot qytetarët e Pejës do të protestojnë kundër deklaratave fyese të zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq, drejtuar qytetarëve të Gjakovës. Po ashtu, një aktivitet do ta organizojnë edhe shoqatat e të pagjeturve. Aktiviteti i shoqatave të të pagjeturve do të organizohet pranë Ministrisë së Kthimit në Fushë Kosovë, dhe do të përkrahet edhe nga studentët. Protesta do të vazhdojë edhe nesër në Gjakovë, qytetarët e së cilës, Jabllanoviq i quajti “egërsira”. Ndërkohë, dje studentët e Universitetit të Prishtinës kanë vendosur në rrethojat e objektit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Fushë Kosovë, mbishkrimet “Kosova nuk është Metohi, nuk është Serbi, Kosova është Republikë”. Ata kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa, shkarkimin e Jabllanoviqit. Studentët dolën me një aktivitet simbolik duke vendosur edhe fotografi të gjenocidit në rrethojat e ministrisë. Në këtë mënyrë, ata duan të ia rikujtojnë Jabllanoviqit, masakrat që Serbia i bëri gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Telegrafi/
You Might also Like
Mushtisht: Protestuesit ia arrin qëllimit, autobusët me serbë kthehen prapa
Tre autobusë me serbë që pretendonin ta vizitonin një kishë në fshatin Mushtisht të Suharekës,…
By
1 Min Read
Agjenda e mbledhjes së qeverive shqiptare
Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës do të mblidhen në Vlorë, në kuadër…
By
1 Min Read
BIK-u, i trishtuar nga sjellja e serbit që demoloi minaren e xhamisë
Një serb ka marrë guximin që të hip në minaren e xhamisë në Velekincë të…
By
1 Min Read
Mustafa: Trepça është e Kosovës, nuk diskutohet
Manifestimi tradicional ‘Java e Minatorëve’, i organizuar në përkujtim të grevës së minatorëve të vitit…
By
4 Min Read
Rriten pagesat për 30 mijë familje me asistencë sociale
Rreth 30 mijë familje që janë me asistencë sociale në Kosovë, nga muaji gusht, pagesat…
By
2 Min Read
Policia kufitare ka frikë nga kufiri
Që nga koha kur në mediet vendore u shfaq fotografia e dy policëve kufitarë të…
By
1 Min Read
