Apple me fitim rekord në tremujorin e kaluar

 Kompania Apple në tremujorin e kaluar ka regjistruar fitime në vlerë prej 74,6 miliardë dollarë amerikan, nga e cila gjithsej 18 miliardë fitim neto, që është një rekord në botën e biznesit, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Drejtuesit e Apple kanë publikuar të dhëna për punën nga tremujori i parë i vitit 2015, i cili ka përfunduar në 31 dhjetor dhe përfshin tre muajt e fundit të vitit të kaluar kalendarik. 

 

Është e njohur se dy muajt e fundit të vitit kalendarit janë të njohur për bizneset më të larta tregtare, duke qenë se është sezoni i festave, por Apple i ka tejkaluar të gjitha pritjet duke regjistruar fitim për 38 për qind. 

 

Apple në këtë periudhë shiti 74,5 milionë iPhone, 21,5 milionë iPad dhe 5,52 milion Mac kompjutera.

 

Kjo kompani në tremujorin e fundit të vitit kalendarik 2013 ka realizuar fitim në vlerë prej 57,6 miliardë dollarë, prej të cilëve 13,1 miliardë fitim, që tregon suksesin e madh të kompanisë në fund të vitit 2014. 

 

Nga Apple nuk bëhet e ditur shifra e njësive të shitura për çdo model përkatës, por fakti që numri i iPhone-ave të shitur është rritur nga 39,3 milion në tremujorin e kaluar në 74,6 në tremujorin e fundin, pa dyshim tregon se modeli i ri i iPhone 6 dhe iPhone 6 plus janë më meritorët për këtë biznes të suksesshëm të Apple.

Artikulli paraprakNorvegji, rreth 1.5 milionë punëtorë do të hyjnë në grevë
Artikulli vijuesErdogan: Sistemi presidencial, më i përhapuri në botë