Studim: Gjumi cilësor në rini ruan kujtesën në pleqëri

Një studim shkencor në Universitetin amerikan Baylor ka treguar se gjumi cilësor në moshë të re dhe moshë të mesme është thelbësor për kujtesën në pleqëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Ky studim ka treguar se gjumi cilësor në moshë të re dhe të mesme është “investim”. Studimi i publikuar në revistën “Perspectives on Psychological Science” tregon ndikimin pozitiv të gjumit në aftësitë e të kujtuarit dhe të mësuarit.

 

Gjithashtu, studimi ka treguar se persona të moshës së re dhe të mesme kanë gjumë më cilësor dhe më të gjatë se të moshuarit. Thuhet se gjumi cilësor në vitet e hershme përdoret ndikon në funksione njohëse tek personat që janë testuar edhe 28 vite më pas. 

 

Hulumtuesit amerikan theksojnë se gjumi më cilësor tek personat mbi moshën 70 vjeçare është lidhur edhe me rrezikun më të ulët për sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Hulumtuesi kryesor i studimit Michael Scullin thotë se gjatë studimit hulumtimet e analizuara janë kryer gjatë 50 viteve të kaluara. 

Artikulli paraprakÇfarë është riciklimi? Çfarë mund të riciklojmë?
Artikulli vijuesIzraeli rrit praninë ushtarake në kufi me Libanin