​Lutfi Haziri: Për ikjen e qytetarëve kemi faj ne politikanët

Anëtari i Kryesisë së LDK’së Lutfi Haziri thotë se politikanët janë ata që kanë faj për ikjen e qytetarëve, të cilët sipas tij nuk bën sa duhet në 15 vjetët e fundit. Sipas Hazirit tani është koha e fundit për ndërtimin e shtetit ku askush nuk do të ishte i ‘paprekshëm’ e as politikanët.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

 

Pas largimit të ‘ministrit për largim’, Kosova po ballafaqohet me një tjetër problem të madh – ikjen e qytetarëve tanë jashtë vendit për një jetë më të mirë, e mundësi më të mëdha! Është shokuese të shohësh njerëz të përlotur e të thyer duke e braktisur Kosovën! Pse po ndodhë kjo? I kujt është faji?

 

Dorën në zemër, të gjithë kemi faj, e më së shumëti ne, politikanët, që nuk bëmë aq sa duhet për vendin tonë gjatë 15 vjetëve të pasluftës. Për ta parandaluar këtë fotografi të shëmtuar, sot Kosovës më shumë se kurrë i nevojitet uniteti kombëtar në shumë çështje.

 

Është koha e fundit që në këtë vend të sundoj ligji, të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit dhe askush të mos jetë ‘i paprekshëm’ kur bënë ‘gjynah’, qoftë ai politikan, biznesmen, polic, prokuror, gjykatës…Është koha e fundit që të shfrytëzohet i tërë potenciali që të zhvillohet ekonomia, duke hapur vende të reja pune, pastaj arsimi, shëndetësia e resorët tjerë.

 

Ose po krijojmë shtet përnime, ose po e lëmë këtë punë! LH

Artikulli paraprakFlamuri jonë, harta zëvendësohet nga autobusi (Foto)
Artikulli vijuesRrahje në Shkup, një i therur, pesë të arrestuar