Burra, gra e fëmijë drejt Europës (Video)

As mesazhet e zyrtarëve shtetërorë të Gjermanisë, Austrisë, Francës e vendeve të tjera të Evropës Perëndimore se për shtetasit e Kosovës nuk ka azil në këto shtete, nuk kanë bërë punë. Duket se zhgënjimi dhe humbja e shpresës për një jetë normale në ven din e tyre kosovarët i bën të vendosur që të marrin rrugën e migrimit.

Më nuk kanë të ndalur. Shumë kosovarë, burra, gra e fëmijë tashmë i kanë sytë kah stacionet e autobusëve, e prej aty kah shtetet evropiane.

 

Në stacionin e Autobusëve në Prishtinë edhe të martën nga ora 20:00 kishin filluar të grumbullohen kosovarët që synim i kanë vendet Evropës Perëndimore.

 

Në kronikën e transmetuar nga Klan Kosova, ata që kanë mësyrë kryeqytetin e Serbisë si destinacion të parë në rrugën drejt kufirit me Hungarinë, thonë se gjendja e rëndë sociale dhe humbja e shpresës se në Kosovë mund të vijnë ditë të mira i ka shturë që të marrin rrugën e rëndë të migrimit./telegrafi

“>

Artikulli paraprakBeograd – Dikur në këtë xhami ligjëratat janë mbajtur në gjuhën shqipe
Artikulli vijuesE turpshme: Ja si tallet motra e ministrit Blerand Stavilecit me emigrantët nga Kosova – FOTO