Egjipt: 22 të vdekur nga përplasjet mes tifozëve të një ekipi futbolli dhe policisë

Nga informacionet paraprake mësohet se 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes mes tifozëve të një ekipi me policinë në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Kryeprokurori i Egjiptit, Hisham Berakat në një deklaratë të bërë në televizionin shtetëror tha se trupat e pajetë të 22 personave të cilët humbën jetën në ngjarjen e ndodhur para stadiumit të Mbrojtjes Ajrore u dërguan në morgun e spitalit.

 

Berakat ka theksuar se ka caktuar dy ekipe nga kryeprokuroria në morgun e spitalit për ekzaminimin e viktimave dhe për të marrë dëshmitë nga personat e plagosur që ndodhen në spital për mjekim.

 

Ndërsa në deklaratën e bërë nga Ministria e Brendshme në lidhje me ngjarjen u theksua se: “Mbi 10 mijë tifozë të cilët nuk ishin të pajisur me bileta dhe të cilët u mblodhën para stadiumit të Mbrojtjes Ajrore, tentuan të hynin nga dyert dhe sipër mureve të stadiumit dhe nga ngjarja janë edhe disa të plagosur”.

 

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë mësohet se nga 20 të plagosur 19 prej tyre kanë dalë nga spitali dhe se “trupat e 11 viktimave të cilët humbën jetën në ngjarje janë dërguar në spitalet  Jeni Kahire (Kajro e re) dhe El-Benk el-Ehli.

 

Në njoftim gjithashtu në lidhje me shkaqet e vdekjeve theksohet se: “viktimat kanë humbur jetën si pasojë frakturave të qafës dhe gjatë përleshjeve dhe shtypjeve mes njërai-tjetrit. Ndërsa në trupat e viktimave nuk janë hasur shenja të plumbave”.

 

Burimet spitalore dhe ato policore kishin njoftuar se para ndeshjes mes ekipeve Zamalik me ENPPI në stadiumin e Mbrojtjes Ajrore ka patur përleshje me policisë dhe tifozëve të ekipit Zamalik dhe se në përleshjen mes tyre ka pasur viktima dhe të plagosur.

Artikulli paraprakAnkaraja do të organizojë Kongresin Botëror mbi Islamofobinë
Artikulli vijuesAustri: Anti-PEGIDA pengon mbajtjen e protestave të radikalëve të djathtë në Linz