U bë e ditur se ndaj ujërave territoriale në lindje të Koresë së Veriut, u hodhën pesë raketa të cilat mendohen të jenë me rreze të shkurtër, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Shtabit të Përgithshëm të Koresë së Jugut Jeon Ha-kyu, bëri të ditur se me shumë mundësi këta raketa janë hedhur në drejtim të qytetit të verilindjes Ëonsan.
Jeon i cili bëri të ditur se qeveria e Seulit do të vijojë të marrë çdo masë sigurie kundrejt çdo sulmi të Pyoyangut, u shpreh se ky veprim i fundit i Veriut, është kryer ndaj stërvitjeve ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut por që marrëdhëniet mes dy shteteve do të vijojnë të forcohen.
Agjencia e lajmeve Yonhap, bëri të ditur se raketat mund të jenë raketat të cilat Koreja e Veriut i ka zhvilluar rishtazi.
Koreja e Veriut, dje kishte provuar raketën anti anije që ka krijuar rishtazi në ujërat e lindjes së gadishullit të Koresë.
Pyonyang, provën e djeshme e kishte realizuar pas stërvitjes së përbashkët detare e cila filloi ditën e enjte mes SHBA DHE Koresë së Jugut.
SHBA, muajin e kaluar refuzoi sugjerimin e programit të testimit nuklear në këmbim të pezullimit të stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Veriut. SHBA dhe Koreja e Jugut patën theksuar se programi nuklear i Pyonyang nuk duhet të krahasohet me provat e mbrojtjes së përbashkët të dy shteteve. Koreja e Veriut e cila parashtron se stërvitja e përbashkët e dy shteteve e ngren tensionin në zonë, bëri të ditur se raketat janë hedhur si pjesë e stërvitjeve edukative.