Krahas fotos me tatuazh Zlatan la një mesazh: “Shumë emër i rëndësishëm për mua”.
Zlatan Ibrahimoviç, futbollisti i Paris Saint-Germain (PSG), në profilin e tij në Twitter publikoi një foto me tatuazhin më të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në fotografinë e postuar, mbi shpatullën e majtë të futbollistit të njohur shihet tatuazh i ri me emrin “Abdullah”. Krahas fotos me tatuazh Zlatan la një mesazh: “Shumë emër i rëndësishëm për mua”.
Ndërkohë Abdullah është emër me origjinë arabe dhe do të thotë Shërbëtor i Zotit. Babai i profetit Muhamed është quajtur Abdullah.
Është e njohur se Ibra është tifoz i madh i tatuazheve. Më herët, ndër të tjera, në pjesën e pasme të dorës së djathtë mbi bërryl ka vendosur tatuazh me emrin e tij në alfabetin arab./AA/