Bamjet i lajmë, i qërojmë duke i prerë nga bishti në formë konike që të mos u dalin farat.
I vëmë në tavë, i spërkatim me kripë, uthull dhe i lëmë mënjanë.
Qepën e qërojmë, e lajmë dhe e grijmë hollë, domatet i lajmë i vëmë në ujë të ngrohtë u heqim cipën dhe i presim në kubikë.
Në tenxhere hedhim yndyrë dhe e vëmë në zjarr. Shtojmë qepën e përziejmë sa kjo të shkrijë, shtojmë domatet i përziejmë pak së bashku me qepën, shtojmë kripën, pak lëng ose ujë, majdanoz të grirë dhe lëmë në zjarr të ngadaltë.
Bamjet që kemi vënë në uthull e kripë i lajmë me ujë të ftohtë, i kullojmë dhe i skuqim, i vëmë me radhë në tavë, ose në tenxhere.
Sipër u hedhim qepën e përgatitur, u vëmë përsipër një peshë: pjatë porcelani me qëllim që të mos na prishet forma e bamjeve, i lëmë në zjarr të ngadaltë 30 – 35 minuta. I heqim nga zjarri. Bamjet duhen të mbeten vetëm me yndyrën e vet.
You Might also Like
Tortë me kakao
Përbërësit:1 ve80 gr sheqer1 vanill sheqer100 gr margarin(në temperaturë dhome)2 lugë qumështgjysëm luge e qajit…
By
Redaksia
2 Min Read
Fileta viçi në salcë kërpudhash
Nevojiten: * 1 kg mish viçi tul * 500 gr kërpudha * 2 dcl lëng…
By
Redaksia
1 Min Read
Çaj trëndafili dhe meditim për ta kaluar depresionin
Luhatja emocionale vjen kryesisht si pasojë e shëndetit jo të mirë të zemrës, mëlçisë, shpretkës…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjeldeti i pjekur
Nevojiten: * 1 gjeldeti * 5 lugë gjalpë * lëkurë limoni * kripë e piper…
By
Redaksia
1 Min Read
Sallatë mesdhetare
Marrim 4 kastravecë turshi, i presim në copa të vogla i hedhim në tas. Më pas shtojmë 2-3 lug gjelle miser të zier,…
By
Redaksia
0 Min Read
Çorbë me perime për iftar
Nëse jeni në dyshim se çfarë të përgatitni sot për iftar, atëherë ne kemi një…
By
Redaksia
1 Min Read
