Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Gjirokastër. Gruaja i merr jetën bashkëshortit duke e goditur me thikë. Mbrëmjen e lënë pas siç raporton Noa.al, 62 vjeçarja Dituri Meni me banim në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës ka goditur me thikë në gjoks bashkëshortin e saj.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e banesës, gruaja ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka goditur në gjoks të shoqin, Flamur Meni 66 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, 66 vjeçari ka gjetur vdekjen. Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i Dituri Menit nën akuzën e vrasjes, ndërsa vijojnë ende hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./noa/kohaislame