Një polic amerikan në pension ka vrarë të shtunën me armë dy vajzat e tij dhe në fund veten.
Ngjarja ka ndodhur në Harrison, një qytet i pasur rreth 15 kilometra në verilindje të Nju Jorkut.
Glen Hochman, 52 vjeçarë, i cili kishte dalë në pension të parakohshëm muajin e kaluar, qëlloi me armë vajzat e tij 13 dhe 17 vjeçe dhe në fund u vetëvra.
Në momentin e krimit, gruaja e Hochman dhe vajza e tij më e madhe nuk ishin në shtëpi.
Hochman kishte shërbyer 22 vjet në forcat e policisë “White Plains” në Nju Jork.
Policia në Harrison nuk dha detaje të tjera rreth shkaqeve që e shtynë 52-vjeçarin drejt këtij krimi të rëndë./Shekulli