Drejtuesi i Audit që përplasi makinën “Benz” të gazetarit Çim Peka ku udhëtonte dhe vajza e ish-ambasadorit në Romë Llesh Kola, Fleura Kola e cila humbi jetën, ka qenë në gjendje të dehur.
Konfirmimi vjen nga ekspertiza e grupit hetimor që merret me çështjen. Sipas tyre rezulton se Emiljano Pelushi i cili ndodhet në ambientet e paraburgimit për aksidentin rezultoi me 0.7% në testin e alkoolit, i cili në terma teknikë cilësohet një normë e lartë e alkoolit në gjak.
Sipas ekspertizës zyrtare, Emiljano Pelushi po qarkullonte me shpejtësi 100 km/orë në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar ka qenë 30 km/orë, ndërsa Gazetari Çim Peka po lëvizte me shpejtësi 20 km/orë.
Drejtuesi i “Audi-t” me targë AA 566 HT që përplasi makinën Benz CLS me targa AA 099 GB të gazetarit Çim Peka ku udhëtonte dhe vajza e ish-ambasadorit në Romë Kola, e ka anashkaluar totalisht tabelën që përcaktonte kufirin e shpejtësisë.