Ayhan Demir
Tani për tani “Struktura paralele” (lexo Lëvizja Gylen) për nga shkalla e ndikimit, në vend të dytë dhe të tretë mund ta radhisim Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë. Në vërtetë, se cila është e dyta e cila e treta nuk jam shumë i sigurt, por se Shqipëria zë vendin e parë në këtë renditje jam shumë i sigurt.
Struktura paralele ka zbritur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993 duke e shtrirë aktivitetin ndaj një mase të gjerë, fillimisht përmes formave të edukimit. Menjëherë më pas është zgjeruar në ekonomi. Posaçërisht në fushën e turizmit dhe telekomunikacionit kanë zhvilluar një shtrirje konsekuente.
Medreset e ndryshme me emrin “Iliria” në Kavajë, Elbasan, Tiranë, Korçë dhe Berat e që janë të ngjashme me shkollat “imam-hatip” në Turqi. Ato janë administruar nga arabët dhe në këto shkolla është dhënë edukim falas. Me rrëzimin e kullave binjake më 2001, këto shkolla përjetojnë vështirësi në financimin dhe administrimin e tyre me ç’rast i jepen për administrim strukturave paralele apo lëvizjes Gylen. Punën e parë që bënë është këto medrese nga sistemi falas i edukimit kthejnë në shkolla me para, e dyta mësimet fetare i reduktojnë aq shumë sa që i kufizojnë vetëm në tri orë në javë.
Përveç medreseve, nën ombrellën e tyre të organizimit përfshihen: Fondacioni i Edukimit Gylistan dhe Fondacioni i edukimit Sema si dhe kolegjet. Në kolegjet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, pra ajo Turgut Ozal, Mehmet Akif dhe Hasan Riza Pasha, në hesap të mësimit fetar, nuk bëhet asgjë.
Sa i përket shkollës Memorial International School of Tirana-MIST, është shkolla më e shtrenjtë e vendit si dhe i dedikohet në klase më të lartë të shoqërisë. Gati gati të gjithë burokratët, politikanët dhe fëmijët e familjeve elite, ndjekin mësimet në këtë shkollë.
Në nivel të edukimit universitar, nëse kandidati ka gjendje të mirë ekonomike e drejtojnë ne Universitetin e Epokës, nëse jo e drejtojnë atë në Universitetin e Bedrit. Universiteti i Bedrit pasi që është i lidhur me administratën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është i liruar nga taksat. Megjithatë në të dy universitetet, kërkohen çmime të cilat i tejkalojnë standardet ekonomike të Shqipërisë.
Në të gjitha shkollat, krijohen ekipe mbikëqyrëse. Në këtë mënyrë pjesëtarët e këtyre ekipeve mbajnë kontakte të ngushta me studentët e tjerë dhe familjet e tyre. Thuhet se nga familjet e studentëve të cilët kanë gjendje të mirë ekonomike, përfshi edhe të krishterët, u kërkohen ndihma financiare apo “lëmosha” në emër të shpërndarjes së ndihmave humanitare.
Ata që diplomojnë nga këto shkolla, shndërrohen në ushtarë mercenar të kësaj strukture. Një gjë që mund ta them me siguri të plotë është se, këto shkolla të shpërndara në nivel shtetëror, luajnë rrolin e kazermave ushtarake.
Struktura paralele përmes shoqatës “Yeni Ufuklar”-“Vizionet e reja” përpiqet që të organizoj dhe të dirigjoj jetën e posa të diplomuarve . Duke filluar punët nga martesa e deri te punësimi dirigjohen nga kjo qendër sociale. Të rinjtë të cilët punësohen u kërkohet një rrogë në vit në formë të shpagimit. Në bajramin e Kurbanit, të hollat për Kurban dhe ndihmesa të tjera janë të obligueshme.
Struktura paralele, po ashtu ka ndikim të madh edhe në institucionin e Komuniteti islamik. Aq kanë ndikim sa që ata të cilët nuk pjesë e lëvizjes Gylen, nuk mund të bëhen as pjesë e komunitetit Islamik e as të zhvillojnë ndonjë aktivitet fetar. Thënë shkurt, shërbimi fetar në Shqipëri është pjesë e monopolit të tyre.
Një situatë e tillë u shpërfaq me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Komunitetit Islam. Nën ndikimin e tyre, kryetar i saj u përzgjodh një person me emrin Skender Bruçaj i cili njihet si psikolog dhe është pjesë e strukturës paralele (Lëvizjes Gylen) që nga viti 1990-të.
Falja e namazit të Ballkanit nga Myftiu apo kryetari i komunitetit islam në Ballkan është një lloj tradite. Por kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bruçaj namazin e Bajramit të Madh nuk e ka falur. Deri më sot nuk është parë të ketë dalë para xhematit dhe të ketë falur namazin si imam i xhematit.
“Drita Islame” është një revistë që botohet në kuadër të Komunitetit Islamik, përdoret si lloj mekanizmi nga stru
ktura paralele. Shtëpia botuese “Prizmi” përkthen në shqip dhe botohen, librat liderit (Fetullah Gylen) të strukturës paralele. E gjithë shpërndarja dhe promovimi realizohet përmes institucionit të Komunitetit Islamik.
Por veprimtaria e strukturës paralele nuk përfundon me kaq. Duke filluar me Gazetën Star, po ashtu edhe në mediet e shtetit kanë shumë ndikim. Në mediet e shkruar dhe pamore, ngjarjet e fundit që ndodhën në Turqi janë seruar publikut shqiptar gjithnjë të mangëta dhe të njëanshme. Sidomos para zgjedhjeve të 30 Marsit janë publikuar lajme denigruese ndaj Partisë së Mirëqenies dhe Zhvillimit (AK Parti) dhe Kryeministrit të atëhershëm Rexhep Tajip Erdogan.
Në përgjithësi në Shqipëri, ueb-portale si alebeu.com di të ngjashme si kjo ka me dhjetra të cilat janë nën ndikimin e strukturës paralele. Lajmet i kanë detyruar t’i pregatisin të rinjtë të cilët janë punësuar nga struktura paralele, e disa të tjerë kanë qenë të detyruar t’i bëjnë këto lajme në mediet e tyre, cilësuar kështu si punë shtesë. Madje, edhe në televizionet kombëtare janë fabrikuar lajme të paguara me para. Kjo propagandë e zezë është vazhduar edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Edhe pse në masë më të vogël, kjo propagandë vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Gjerat si meseleja e Xhamisë së madhe në Tiranë, e cila tashmë është shndërruar në “tregimin e gjarpërit” dhe lojrat e tyre, aktivitetet e tyre në fushën e turizmit dhe komunikacionit, ndikimin e tyre në fushën e politikës dhe strukturën e policisë, do të shkruajmë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Bullgari dhe Bosnjë-Hercegovinë.