Hebrenjët sulmojnë një shkollë krishtere

Zëdhënësi ka shpjeguar se nga sulmi janë djegur tualetet e shkollës si dhe janë shkruar parulla kundër krishterimit.
 
Persona të panjohur në Jerusalem kanë sulmuar një shkollë të kishës ortodokse duke djegur tualetet e saj dhe shkruar parulla kundër krishterimit.
Sipas deklaratës së bërë nga ana e zëdhënësit të policisë izraelite, Micky Rosenfeld është sulmuar një shkollë që i përket kishës ortodokses pranë qytetit të vjetër të Jerusalemit.
Zëdhënësi ka shpjeguar se nga sulmi janë djegur tualetet e shkollës si dhe janë shkruar parulla kundër krishterimit.

Ndërkohë që nuk u dhanë detaje mbi personat përgjegjës, zëdhënësi shpjegoi se hetimet në lidhje me ngjarjen në fjalë janë në vazhdim.
Nga ana tjetër në një deklaratë për radion e ushtrisë Kryepeshkopi, Aristarchos ka theksuar se ka parë disa persona të maskuar, ndërkohë që po i afroheshin shkollës dhe në momentin kur hodhën lëndë djegëse ndaj saj.

“Kjo është një shkollë, këtu jetojnë njerëz. Jemi me fat që nuk ka pasur më shumë dëme” ka thënë Aristarchos dhe ka shtuar se ndjen keqardhje për këtë ngjarje.
Ai ka pohuar se pak ditë më parë një grup radikal hebre ka lëshuar kërcënime ndaj tyre dhe se policia duhet ta dijë më mirë nëse ky sulm ka të bëjë me ta apo jo.

Ndërkohë ditën e djeshme në një tjetër sulm kolonët hebre i kanë vënë zjarrin një xhamie në fshatin el-Xheba të qytetit Bejtulllahim. Zjarri u fik nga banorët që ndodheshin aty pranë.
Një tjetër hebre pak ditë më parë sulmoi kishën Dormition në Jerusalem. Pas sulmit personi në fjalë u arrestua nga policia. Nga ana tjetër gjatë vizitës së Papa Françeskut në Jerusalem në muajin mars persona të panjohur kishin shkruar parulla kundër krishterimit.

Lejimi i pajisjes me armë zjarri i kolonëve hebre të ardhur nga vende të ndryshme të botës shpesh bëhet shkak i përplasjeve mes tyre dhe popullatës vendase si rrjedhojë e sulmeve të ndryshme të kolonëve.
Izraeli Bregun Perëndimor e konsideron si tokë të tijin duke e quajtur si “Jehuda dhe Semarja”. Sipas zyrës së Statistikave të Izraelit në Bregun Perëndimorë gjenden rreth 400 hebre, ndërsa në Jerusalemin Lindorë gjenden rreth 200 kolonë hebre.

Ndërkaq Palestina pohon se ky numër është shumë më i lartë se sa është deklaruar./kohaislame
Artikulli paraprakGreqia i përveshet punës për reformat
Artikulli vijuesPutin: Rusia ende në gjendje për të furnizuar Evropën