Hashim Thaçi ndërron strategji, tash pretendon kryeministrin!

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi duket se ka hequr dorë nga ambicia për të marrë postin e presidentit të vendit. Pavarësisht pse në marrëveshjen e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje, PDK-së i takon posti i të parit të vendit, Hashim Thaçi pretendon që të rikthehet si kryeministër i vendit.

Kështu kanë thënë burime brenda PDK-së. Sipas këtyre burimeve, Hashim Thaçi këtë gjë po e bën për dy arsye kryesore.
 
“Arsyeja e parë është që Thaçi po e konsideron si të hershëm vendimin e tij për të shkuar si president të vendit dhe kjo pozitë po i duket me shumë pak pushtet. Dhe arsyeja e dytë, ka të bëjë me udhëheqjen e partisë. Thaçi jo vetëm që nuk po ia beson askujt drejtimin e partisë, mirëpo po e sheh si rrezik humbjen e zgjedhjeve nëse ai nuk do te jetë në krye të PDK-së”, tha ky burim.
 
Gjithnjë sipas këtij burimi, Thaçi do t’i kërkoj Isa Mustafës që ky i fundit të shkoj si president i vendit, dhe kësisoj nga prilli i vitit të ardhshëm, kreu i PDK-së të rikthehet si kryeministër. Nëse Isa Mustafa nuk do të lëshoj pe, atëherë nuk përjashtohet opsioni i zgjedhjeve të reja të parakohshme.
 
Zyrtarisht as nga PDK e as nga LDK nuk kanë dashur të konfirmojnë një gjë të tillë. Madje, zyrtarë të të dyja partive thonë se kanë një marrëveshje, të cilës edhe do t’i përmbahen deri në fund.
 
Në anën tjetër, disa zyrtarë të LDK-së tashmë edhe publikisht kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Hashim Thaçin për president. Janë disa deputetë si Vjosa Osmani, Arben Gashi, Anton Quni etj., që kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë Hashim Thaçin për president të vendit.
 
Megjithatë, kryeministri i vendit, Isa Mustafa para pak ditësh tha se partia e tij do ta votoj Hashim Thaçin për president. Ai është shprehur i bindur se më 2016, Hashim Thaçi do të jetë në krye të shtetit.
 
Një bindje të tillë para disa javësh në një intervistë që e ka dhënë për Gazetën Blic e ka shprehur edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi. Ai kishte thënë se marrëveshje PDK- LDK e precizon qartë se Hashim Thaçi do të jetë president i Kosovës më 2016.
 
Mirëpo, nga PDK thonë se Thaçi po punon që të rikthehet si kryeministër. Hashim Thaçi para disa javësh kur kryeministri Isa Mustafa tha se nuk do të ketë rritje të pagave për punjonësit e sektorit publik, kishte thënë se rendi ka qenë që të rriten pagat.
 
Marrëveshja ndërmjet PDK-së e LDK-së është arritur para tre muajsh. Jo marrëveshje erdhi pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ku partitë opozitare, e kishin krijuar një bllok, që u quajt LVAN.
 
Koalicioni PDK- LDK nuk ka funksionuar edhe aq mirë në këta tre muajt e parë të qeverisjes Mustafa. PDK pa pajtimin e Mustafës duket se e ka përzgjedhur drejtorin e PTK-së, cka bëri që kryeministri të reagoj edhe publikisht, duke shprehur pakënaqësi me këtë proces.kohaislame
Artikulli paraprakJa cilat kategori do të lirohen nga pagesat e semestrit në UP
Artikulli vijuesFati i ushtrisë në duar të ndërkombëtarëve