Midis Gjermanisë – Mësueset tani me shamia

Gazeta Berlineze ka hasur në një komunikatë për media sipas së cilës tani e tutje Pedagogëve në Republikën Federale të Gjermanisë do të ju lejohet të bartin çfarëdo mbulese religjioze gjatë procesit mësimor.

Një ndalesë paushall e mbulesës për mësues nuk është në pajtueshmëri (përputhje) me lirinë e religjionit. Kështu ka vendosur Gjykata kushtetuese e gjermanisë. Një vendim rreth kësaj çështje do ta publikojë ajo nesër (të premten), njoftoi “Die Tageszeitung“ e cila thirret në bazën e vendimit.  Për shkak të një kampanje kompjuterike të gjykatës u publikua në pjesë vendimi më herët. Gjykata kishte konfirmuar se për shkak të një lëshimi intern kishte dalë në publik një pjesë e komunikatës për media.

Në vendimin tani të njoftuar bëhet fjalë për Ligjin mbi Arsimin të republikës Nordrhein-Ëestfalen. Gjykata Kushtetuese ka vendosur mbi rastin në dy pjesë. Kundër ligjit në fjalë kishin ngritur proces para gjykatës dy mësuese myslimane të cilat dëshironin të bartnin mbulesën për arsye religjioze. Në të ardhmen nuk do të mjaftojë arsyetimi se rrezikohet neutraliteti dhe paqja në shkolla përmes bartjes së mbulesës fetare apo çfarëdo kapele, por duhet të ekzistojnë arsye konkrete dhe të arsyeshme të rrezikut. Një ndalesë e përgjithshme për bartjen e mbulesës nuk do të ekzistojë më sipas këtij vendimi.

Përmes këtij vendimi Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë e përmirëson vendimin e vet të vitit 2013 i nxjerrë në rastin e mësueses Fereshta Ludin kur ky institucion pati vendosur të lejonte ndalesa të bartjes së mbulesës fetare./KohaIslame

Artikulli paraprakMyftiu i Shanxhakut shokon Serbinë: Nikola Tesla ishte mysliman
Artikulli vijuesProkuroria Speciale heton qiradhënien e pompave të benzinës nga AKP-ja