Aktori Gerad Depardieu paska dy vjet si mysliman!

Një dokumentar kushtuar aktorit francez me famë botërore Gerard Depardieu, i  transmetuar në Francë 3, zbuloi se aktori  në një periudhë të jetës së tij ka jetuar si musliman.
 
Filmi i psikoanalistit  Gerard Miller: “Gerard Depardieu, njeriu, babai i të cilit nuk fiste”,  ndjek jetën e yllit të kinematografisë franceze, nga fëmijëria e hershme deri në ditët e sotme, duke analizuar në detaje jetën e tij, përfshirë problemet me alkool dhe humbjen e djalit Guillaum.
 
Shikuesve u ngjalli kureshtjen një prej episodeve të jetës së aktorit, që ka të bëjë me kalimin e tij në Islam. Në vitin 1967 pasi ka prezentuar në koncert të këngëtares së Egjiptit, Umu Kalthumi në Paris,  Depardieu ka përqafuar Islamin. Gjatë kësaj periudhe, ka lexuar Kur`anin, ka frekuentuar xhaminë e Parisit, dhe është falur (namaz) pesë herë në ditë, thuhet në dokumentar./Tesheshi
Artikulli paraprakTwitter, opsion të ri për luftën ndaj përdoruesve të këqinj
Artikulli vijuesCili është futbollisti që fiton më shumë dhe cili është trajneri që fiton më shumë?