Si të marrim masat e duhura për të mos gërhitur

Nëse gërhet, me shumë mundësi je njeriu i vetëm në shtëpi që arrin të flesh një numër të mjaftueshëm orësh gjatë natës. Për ta kuruar këtë, merr këto masa të duhura për të parandaluar, apo së paku për të zbutur problemin:

1. Në radhë të parë shmang gjithçka që shton gërhitjen: pilulat për të fjetur, kafetë dhe darkat e bollshme para gjumit. Alkooli dhe pilulat e gjumit çlodhin muskuljt e fytit dhe i çtendosin, duke limituar fluksin e ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes. Kurse ngrëniet para gjumit shtrëngojnë rrugët e frymëmarrjes, duke shtyrë diafragmën për lart.
 
2. Ki kujdes sidomos kur je ftohur dhe ndjen se nuk mund të marrësh frymë mirë gjatë ditës. Mundohu që të çlirosh me ilaçe sadopak rrugët e frymëmarrjes. Bëj gargara me mente, për të vepruar mbi mukozat e hundës dhe fytit, duke i bërë më pak elastike.
 
3. Mund të përdorësh edhe aparatë të vegjël të posaçëm, që do të mbajnë hapur rrugët e frymëmarrjes dhe duke shtuar fluksin e ajrit.
 
4. Bëj ushtrime për të shtrirë sa më shumë pjesën e brendshme të gojës, që duke vibruar, shkakton gërhitjen. Shtyj gjuhën jashtë gojës sa më shumë të jetë e mundshme, pastaj çlirohu. Përsërite këtë 10 herë. Po të njëjtën gjë vazhdo, edhe duke tentuar të prekësh hundën me gjuhë. Gjithashtu mundohu të qeshësh, apo të këndosh, duke hapur gojën sa më shumë.
 
5. Gjatë fjetjes mundohu të qëndrosh jo me shpinë, por të marrësh një anë, të majtën ose të djathtën.
 
6. Mund të ngrini edhe pjesën e kokës së krevatit. Kjo do t’iu vlejë për të reduktuar sasinë e mukozës që bie nga hunda dhe që përbën bllokimin e mureve ndarës të hundës.
Artikulli paraprakSi të qëroni një portokalle pa derdhur asnjë pikë lëng?
Artikulli vijuesSi të mbrohemi nga alergjia pranverore?