“Deutsche Bank” do të kreditojë borxhin të Shqipërisë

“Deutsche Bank” do të financojë me 250 milionë euro Qeverinë shqiptare me dorëzaninë e Bankës Botërore.
 
Në ofertat e shqyrtuara nga Ministria e Financave prej datës 2 prill deri më 7 prill, banka gjermane ka dhënë ofertën më të mirë me një marzh interesi 1.3 për qind mbi “benchmark rate” dhe afat maturimi 10-vjeçar.
 
Kjo është hera e parë që Shqipëria del në tregjet financiare ndërkombëtare me garante Bankën Botërore. Kjo skemë, sipas Ministrisë së Financave, ul koston dhe kohën për marrjen e borxhit.
 
Por Shqipëria nuk është vendi i parë në rajon që del në tregjet ndërkombëtare përmes kësaj rruge. Dy vitet e fundit, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bërë të njëjtën gjë. Më konkretisht, vitin e kaluar, qeveria malazeze mori 100 milionë euro borxh të garantuara nga Banka Botërore me interes 4 për qind.
 
Shuma prej 250 milionë eurosh, që qeveria do të marrë borxh nga privatët përmes këtij instrumenti, do të përdoret për financimin e deficitit buxhetor. Por, veç 250 milionë eurove të garantuara nga Banka Botërore, qeverisë do t’i duhet këtë vit të rinovojë edhe 300 milionë eurot e tjera eurobond, të marra në vitin 2010.kohaislame
Artikulli paraprakMPMS-ja kishte harxhuar 300 mijë euro për projektin e kontestuar
Artikulli vijuesNë Meksikë vriten 15 policë