Lëvizja BESA: Ndaleni terrorin e ushtruar ndaj shqiptarëve

Lëvizja BESA me shqetësim të madh po i ndjek zhvillimet e fundit në zonën e Karadakut, ku Ministria e Punëve të Brendshme është duke realizuar aksione policore. Cak i aksionit policor sot ishte fshati Malinë.
 
“Në këto kohë të turbullta që po kalon Maqedonia, Lëvizja BESA gjatë gjithë kohës ka bërë thirrje se këto reaksione nuk i shërbejnë të mirës së vendit, porse kështu vetëm po thellohet kriza edhe më tutje. Ne konsiderojmë se kriza e thellë politike assesi nuk duhet të zhvendoset në një krizë tjetër, siç kanë paralajmëruar disa qarqe me kohë: se ajo mund të bartet në një konflikt ndëretnik ose ndër fetar”, thuhet në komunikatën e saj.
 
BESA I bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që, nëse nuk kanë asnjë bazë për kontrollimin e shqiptarëve shtëpi më shtëpi në Malinë, menjëherë të tërhiqen prej aty. Ngase kjo situatë kaotike, që po mbretëron në këtë zonë, vetëm e rrit presionin psikologjik te popullata, pa pasur arsye. Dyshimet lidhur me këtë aksion shtohen, veçmas kur e kemi parasysh deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nuk ishte aspak e qartë, i cili tha se nuk mund të japë informata më të hollësishme për këtë aksion policor.
 
Lëvizja BESA duke u dalë në mbrojtje qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, njëherazi i fton ata që mos të bien pre e provokimeve dhe dhunës psikologjike, aq më shumë kur kemi parasysh se një destabilizim i mundshëm i Maqedonisë mund t’i shkojë në favor vetëm këtij pushteti dhe forcave të tjera antishqiptare në rajon dhe më gjerë. Ndërkohë, ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme që sa më shpejt të tërhiqet prej Malinës përderisa nuk ofron publikisht asnjë argument se pse është duke ndodhur ky aksion policor
Artikulli paraprakBeteja e Koshares dhe e Loxhës, tregojnë se kush luftoi dhe kush mashtroi!
Artikulli vijuesEvertoni deklason Manchester Unitedin