OKB: Tetë milionë njerëz të prekur nga tërmeti në Nepal

Deri në tetë milionë njerëz janë prekur në një mënyrë apo tjetër pas tërmetit vdekjeprurës të Nepalit, kanë thënë Kombet e Bashkuara, duke shtuar se ka nevojë urgjente për ndihma nga më të ndryshmet, duke filluar nga mbulesat e deri tek uji i pastër, sapuni e ilaçet.
 
“Sipas vlerësimeve të para dhe bazuar në intensitetin e tërmetit të fundit, tetë milionë njerëz në 39 rajone janë prekur, nga të cilët mbi dy milionë njerëz jetojnë në 11 rajone të prekura rëndë nga tërmeti”, thuhet në vlerësimin e fundit të Zyrës së OKB-së për Koordinim Rezident, raporton Reuters.
 
Tërmeti i shkallës 7.9 të Rihterit, sic transmetoon Koha.net, goditi Nepalin pak para mesditës së të shtunës, duke shkatërruar shumë ndërtesa në kryeqytetit Katmandu dhe duke lënë të vdekur afër 4 mijë persona dhe të lënduar së paku 6 mijë të tjerë.
Artikulli paraprakSulm i armatosur ndaj stacionit të policisë në Zvornik të BeH: Vritet një polic dhe sulmuesi
Artikulli vijuesOppo publikon fotografitë zyrtare të telefonit më të hollë në botë