Erdogan: Turqia e fuqishme është shpresë për rajonin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia që zhvillohet në një atmosferë me stabilitet dhe të sigurt, është kthyer në një burim shprese në rajon.
 
“Ne kemi zgjatur dorën e ndihmës për të gjitha viktimat e rajonit dhe jemi në krye të vendeve që kanë dhënë më shumë ndihmë” tha Erdogan. 
Presidenti turk mbajti një fjalim në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, IDEF-2015 që organizohet në Qendrën e Panaireve dhe Kongreseve TUYAP në Stamboll dhe u shpreh me shifra në lidhje me ndihmat e bëra për të strehuarit në nevojë. 
“Ndërkohë që ne ndjekim politikën e dyerve të hapura, vendet e tjera kanë mbyllur fortë dyert e shpirtit dhe të kufirit. Nëse pranë jush digjet zjarr, herët ose vonë një shkëndijë do tu kapë edhe ju. Ajo që duhet bërë, është kërkimi i rrugëve për të shuar këtë zjarr. Njohuritë, akumulimin dhe eksperiencën ja afrojmë miqve tanë” tha Erdogan. 
Presidenti turk nënvizoi edhe objektivat për ta shpëtuar Turqinë nga vartja e jashtme në fushën e industrisë së mbrojtjes kombëtare duke shprehur se synojnë të ecin me shpejtësi drejt rrugës për një prodhim total vendor. 
Panairi, luan një rol të rëndësishëm për miqësinë ndër vendet pjesëmarrëse dhe për zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e tyre të mbrojtjes. 
IDEF, që do të qëndrojë hapur deri në 8 maj, duke u nisur nga vendet, numrin e delegacioneve dhe kompanive pjesëmarrëse, është panairi i 5-të më i madh i industrisë së mbrojtjes në botë./trt
Artikulli paraprakGjykata Serbe Liroi ish Ushtarin e UÇK-së
Artikulli vijuesAmnesty International: Sirianët kalojnë nëpër tmerret e paimagjinueshme