BMW M6 Hurricane me 1001 kuaj fuqi

Kompania për rregullimin e veturave, G-Power, për një klient anonim nga Emiratet ka modifikuar modelin BMW M6 (E63), i cili tani ka kapacitet prej 1001 kuaj fuqi.

Motori i kësaj “bishe” 5.0-litër V10 me ndihmën e dy kompresorëve tani ka fuqinë prej 1001 kuaj fuqive.

Përveç përforcimit të motorit, në paketë përfshihet edhe sistemi i shkarkimit prej titanit, Wide Body Kit të bërë nga fibrat e karbonit, sistemin e frenave prej qeramike (disqet prej 400 milimetra), rrotat Hurricane RR me diametër prej 21-inç, transmeton Koha.net, amortizatorët e modifikuar, si dhe enterierin e modifikuar dhe të dekoruar sipas kërkesës së këtij klienti anonim.

BMW M6 Hurricane CS Ultimate shpejtësinë maksimale e arrin deri në 370 kilometra në orë, shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 4,3 sekonda, deri në 200 km/h për 9 sekonda, ndërsa deri në 300 km/h e arrin për 21,5 sekonda.

© KOHA

Artikulli paraprakErdoğan: "Shqiptarët, pjesë e zemrës tonë, muslimanët duhet të jenë të bashkuar"
Artikulli vijuesSevilla – Dnipro finalja e Ligës së Evropës